Panorama Sport (Albania)

Toti: Fiton sërish Juvja, por jo më me 20 pikë diferencë

-

Pas një vere të gjatë të kaluar në bregdet dhe duke qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, Françesko Toti rikthehet të flasë në javën që paraprin derbin e kryeqyteti­t. Legjenda e skuadrës së Romës, i larguar në mënyrën më të shëmtuar nga drejtuesit e klubit, por shoqëruar edhe me një shpërthim dhe akuza direkte të ishkapiten­it verdhekuq, Toti prek ndër temat më të nxehta të sezonit që sapo ka nisur, nga lufta për titull, te Roma e deri tek Ikardi.

JUVJA "TOP" - Skuadra për t'u mundur mbetet sërish dhe vetëm Juventusi, sepse këta janë jo vetëm të fortë në organikën e lojtarëve, por kanë një grup drejtuesis­h seriozë. Ecin në grup kudo dhe në gjithçka. Gjithsesi, këtë vit shoh edhe një Inter e një Napoli shumë të uritur, agresivë. Janë përforcuar shumë, ndaj mendoj se për titullin do të ketë një betejë më të zjarrtë për kampionati­n, edhe pse në fund, këto tri skuadra do të jenë edhe ato që do të firmojnë trion e parë të renditjes. Më saktë, Juventusi i pari, por jo më me 15-20 pikë diferencë dhe Interi e Napoli që do të ndajnë vendin e dytë/tretë mes tyre. Po Roma? Fatkeqësis­ht mund të luftojë vetëm për vendin e katërt. E vërteta e fakteve është kjo. Sigurisht, unë shpresoj që të gaboj në llogarinë time, por përderisa kam qenë pjesë e këtij planeti për 30 vite, është e vështirë që të gaboj. Objektivi i Romës duhet të jetë ai që të rikthehet në Ligën e Kampioneve, sepse të paktën këtë e meriton populli verdhekuq. Si tifoz, shpresoj që drejtuesit të bëjnë diçka më shumë në merkato në këto ditë të fundit, në mënyrë që të mos e vënë në asnjë moment në diskutim vendin e katërt".

DE ROSI E FONSEKA - Françesko Toti është i bindur se sivjet Roma ka një trajner si Paulo Fonseka, i cili është personi i duhur për ta ngritur lart skuadrën: "Fonseka duhet të mbetet i njëjti dhe të mos dëgjojë asgjë që ndodh jashtë. Tifozët i ka nga ana e tij, sepse unë ju garantoj që pasi i bëmë ofertën, Fonseka bëri gjithçka, hoqi dorë nga shumë miliona për t'iu bashkuar Romës dhe në ditët e sotme janë të paktë njerëzit që sakrifikoj­në kaq shumë. Është një burrë me nder dhe Roma ka nevojë pikërisht për të tillë njerëz, - shpjegon Toti, që më pas hyn në detaje duke kaluar nga De Rosi dhe më pas te prezenca e tij në derbi. - Daniele bëri një zgjedhje që duket se e bën të lumtur duke shkuar te Boka. Ai do të japë kontrobuti­n dhe nuk habitem aspak që menjëherë diti sesi të fitojë tifozët argjentina­s. Unë prezent në derbi? Po, e mendoj. Koka ime më thotë më shumë 'po' sesa 'jo', por nëse shkoj në stadium, do t'u bashkohem tifozëve, pasi dashuria ime për ato nuk do të ndalojë kurrë. Do të më kenë gjithmonë në anën e tyre, edhe kur të mos jem prezent në stadium".

IKARDI DHE ITALIA - Si ish-sulmues dhe me jo pak probleme me drejtuesit e Romës në vitet e fundit të karrierës, Françesko Toti pyetet edhe për situatën e Mauro Ikardit tek Interi, temë të cilën e sqaron me pak fjalë: "Ikardi është i lidhur në 360 gradë me bashkëshor­ten e tij dhe vendimet që marrin, i kanë vlerësuar të dy në të njëjtën mënyrë. Prandaj, edhe pasojat do të jenë të njëjta për të dy, ndonëse duhet parë dhe pranuar edhe vendimet që merr klubi, - vazhdon legjenda italiane, e cila mund të nisë një aventurë të re në Kombëtaren e Italisë. - Jam i lumtur që kombëtarja më ka hapur dyert. Kam folur me Mançinin dhe ai do që të punoj me të. Do ta mendoj seriozisht, por përpara se të zbuloj planet e mia të së ardhmes, kam planifikua­r një udhëtim në Argjentinë, për të takuar De Rosin, por edhe për të hapur horizontet e këtij sporti, sepse futbolli mbetet dhe do të jetë sërish bota ime", përfundoi 42-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania