Panorama Sport (Albania)

Uli Hënes jep lamtumirën: S'më largoi Rumenige

"Nuk kam sherr me Rumenigen, s’ndryshon gjë me Sanenë"

-

Uli Hënes nuk do të kandidojë më për postin e presidenti­t të Bajernit. Këtë e ka komunikuar vetë 67-vjeçari në një konferencë të gjatë për shtyp dje në orën 12:30. Në zgjedhjet që do të mbahen më 15 nëntor, Hënes do të jetë vetëm një anëtar i bordit drejtues me të drejta supervizim­i. Në konferencë­n për shtyp nuk mungoi edhe Karl Hainc Rumenige, i cili nuk qëndroi më shumë se 20 minuta.

Hënes nisi punë te kampionët më 1 maj 1979, duke punuar si drejtues 30 vjet. Në 2014-ën ai u dënua nga drejtësia për evazion fiskal dhe qëndroi në burg për më shumë se 1 vit. Kur u rikthye në 2016ën, Hënes vazhdoi normalisht punën si president, rol të cilin do ta kryejë deri në nëntor të këtij viti. Sa i lidhur është Hënes me klubin e Bajernit?

E kam thënë gjithmonë që klubit do t'i shërbej me të gjitha mënyrat dhe pak rëndësi ka se si do të jetë gjendja ime. Ky zotim nuk ka të bëjë me punën që bëj në zyrë. Ky vendim është marrë prej disa kohësh. Familja ime më kujtonte shpesh kur konsumonim mëngjesin se kërkonin të kalonin më shumë kohë me mua. Gjatë asamblesë së mbajtur vitin e kaluar ideja për t'i dhënë fund aventurës me Bajernin u bë serioze. Kam dashur ta lë klubin në një moment të mirë si nga ana sportive dhe ekonomike e ashtu ndodhi. Ndaj, nuk e kuptoj pse ky largim imi po merret kaq keq. Hianer, pasardhësi im, është njeriu i duhur për të më zëvendësua­r. Një njeri që arrin të drejtojë "Adidasin", mund të drejtojë edhe Bajernin. Koha nuk priste, ndaj vendimi erdhi disi papritur. Është e vërtetë që do të largoheni edhe nga bordi?

Mendoj se nuk ia vlente që, pasi të largohem nga posti i presidenti­t, të kem një rol këshilltar­i në bordin e klubit. Më pëlqen ta shijoj Bajernin nga një distancë e largët. Ishin mosmarrëve­shjet me Rumenigen arsyeja që u larguat?

Jo, nuk është e vërtetë. Kishim vetëm mendime të kundërta për trajnerin dhe merkaton, asgjë më shumë. Por, këto kanë ekzistuar gjithmonë te Bajerni. Nuk jemi një klub që vendos vetëm një person. Kemi një kulturë të shëndetshm­e për sa u përket mosmarrëve­shjeve. Pastaj, çështja e trajnerit kishte diferenca të pakta në gjykim si nga unë

dhe nga Kalle. Mendoni që ky ishte momenti i duhur?

Nuk doja ta lija klubin në një situatë tjetër. Kur je në krye, duhet të marrësh përsipër shumë gjëra, edhe ato që nuk të takojnë. Kësaj ia arrita. Klubi i Bajernit është një superfuqi

dhe ai mund të mbijetojë edhe pa Uli Hënesin. Sa orë gjumë keni bërë këto kohë?

Netët pa gjumë janë të shpeshta tek unë. Normalisht fle vetëm katër orë në ditë, çohem për 30 minuta dhe fle prapë. Ka disa javë që fle më

shumë se 7 orë, derisa më duhet të shkoj në tualet. Përse Oliver Kahn?

Nuk është e lehtë të afrosh dikë në atë pozicion, që nuk ka luajtur në nivele të larta. Kur diskuton me lojtarë të klasit botëror, e kupton se ata dinë se si funksionon një klub i madh. Ndaj, për mua Oliver Kahn është njeriu që reflekton të gjitha idetë e mia dhe sjell në skuadër kualitete më shumë nga eksperienc­a e tij. Në mbledhjen që kishim me bordin, ai u prezantua shumë mirë. Çfarë do të ndodhë me jetën tuaj pas 15 nëntorit?

Në datën 16 nëntor, jeta ime do të jetë për herë të parë pa plan. Kjo do të jetë një sfidë e veçantë për mua, një mënyrë tjetër jetese. Gruaja ime nuk arrin ende ta besojë që e kam marrë një vendim të tillë. Ju keni qenë gjithmonë kundër idesë se Bajerni nuk është një klub materialis­t, pse kështu?

Kjo, pasi ne kemi arritur të rigjeneroj­më gjithmonë të ardhura nga forcat tona. Ka qindra njerëz që janë të gatshëm për të derdhur në arkat e klubit miliona euro vetëm për të qenë pjesë e rrethit të Bajernit. Por, këtë nuk e duam dhe kemi mundësi ta bëjmë.

Kemi zgjeruar disa vende anëtarësh duke kaluar nga 50+ në 70+1. Kështu, paratë që do të vijnë nga njerëz të huaj, nuk do të arrijnë të prekin klubin tonë. Ky vizion pune na ka bërë një superfuqi. Mund të shihni edhe merkaton, kemi shpenzuar 90 milion euro dhe kemi blerë lojtarë të nivelit botëror. Si është situata me Sanenë?

Mund të them vetëm që kemi pasur kontakte, kjo besoj se do t'ju kënaqë. Çfarë axhende do të ketë tani Oliver Kahn?

Kahn do të jetë më fleksibël, nuk do të bëjë asgjë të veçantë. Ai do të udhëtojë shpesh me Rumenigen në UEFA, FIFA dhe te zyrat e Ligës Gjermane. Por, do të ketë edhe udhëtime në Kinë, Amerikë, aty ku është edhe tregu ynë. Nuk besoj se do të hasë vështirësi. Çfarë këshillash do t'i jepnit pasardhësi­t, Herbert Hainerit?

Nuk do t'i jap asnjë këshillë, ai është një profesioni­st i kompletuar. E kam informuar gjithmonë për atë çfarë ka ndodhur në klub, ai e di se çfarë e pret. Ai do të ketë edhe ndihmën e anëtarëve të tjerë. Unë personalis­ht nuk kam qenë kurrë vetëm në postin

tim. Kur më është kërkuar ndihma, kam qenë gjithmonë në gatishmëri. Keni pasur gjithmonë probleme me internetin. Si do të jetë tani?

Është bërë diçka nervozuese. Shumë njerëz nuk ia kanë idenë se çfarë shkruajnë dhe thjesht shkruajnë plehra, duke futur hundët gjithandej. Të gjithë që punojnë nga interneti, kanë një profesion stresues. Gjithmonë keni qenë një mbështetës i Salihamixh­içit. Përse?

Kur gjërat shkonin mirë, gjithmonë ka qenë merita ime dhe e Rumeniges, kur ato shkonin keq atëherë fajin e ka Salihamixh­iç. Kjo nuk është e drejtë. Ai është një nga ata njerëz që punon në internet dhe nxehet shumë shpejt. Në klubin e Bajernit ai është një figurë pozitive. Në mbledhjen e ardhshme do të vendoset nëse ai do të marrë një rol më të mirë. Do të jetë gjithmonë e hapur dera e Hënesit për lojtarët?

Nëse dikush do një këshillë private dhe jo si funksionar, unë do të jem gjithmonë i gatshëm për një darkë. Kjo vlen edhe për Riberinë, me të cilin akuzohem se kam një marrëdhëni­e të ngushtë (qesh).

 ??  ?? Uli Hënes në ditën e fundit si president, 30 gusht 2019
Uli Hënes në ditën e fundit si president, 30 gusht 2019
 ??  ?? Uli Hënes në ditën e parë te Bajerni, 1 maj 1979
Uli Hënes në ditën e parë te Bajerni, 1 maj 1979

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania