Panorama Sport (Albania)

Abazaj titullar, ja si ndryshon Kukësi i Duros

Paradokset e vendimeve të marra nga komisioni përkatës

- ILIR CARA

Menjëherë pas fi tores në Gjirokastë­r, trajneri i Partizanit, Franko Lerda, nisi punë me ekipin për ndeshjen e radhës, ku nesër presin Flamurtari­n në "Selman Stërmasi". Theofilus Solomon nuk luajti ndaj Luftëtarit, pasi ishte i pezulluar nga kartoni i kuq që mori ndaj Kukësit. Ai ishte llogaritur që do të rikthehej për vlonjatët dhe në dy seancat e para stërvitore ishte në plane për këtë sfidë. Por, dje Partizani ka marrë një goditje nga Komisioni i Disiplinës, i cili është kujtuar të shqyrtojë ndodhitë e 90 minutave të para në prag të javës së tretë, duke e dënuar sulmuesin e kuq me dy ndeshje pezullim. Të njëjtin dënim me Solomonin ka marrë edhe mbrojtësi i Kukësit, Bruno Luajt, me të cilin u përplas sulmuesi në minutën e 62-të të takimit, fiks 17 minuta pasi 23-vjeçari kishte hyrë në fushë. Motivacion­i ka qenë i përbashkët: Për lojë të rëndë ndaj kundërshta­rit. Ky vendim i disiplinës i ka tërbuar "demat", të cilët kanë vetëm një seancë në dispozicio­n për të ndryshuar planet për Flamurtari­n pas shtimit të pezullimit për sulmuesin nigerian.

SI LUAN NIGERIANI

Praktikish­t, Theofilus Solomon e ka humbur ndeshjen me Flamurtari­n pas dënimit me dy javë nga disiplina. Por, mbetet një dritare e hapur për aktivizimi­n e 23vjeçarit, pasi dihet se ai e ka shlyer gjysmën e dënimit, duke mos luajtur ndaj Luftëtarit. Partizani mund të ketë nesër shërbimet e nigerianit nëse pjesën e mbetur të dënimit e shlyen me gjobë, ku i bie që të paguajë rreth 1 milion lekë në FSHF. Sot pritet që drejtuesit e klubit së bashku me stafin teknik të vendosin për Solomonin, do të paguhet gjoba që të luajë apo do ta lënë që ta kryejë të plotë pezullimin. Duke ditur kundërshta­rin që kanë përballë dhe organikën e plotë, gjasat janë që Solomon ta shikojë nga tribuna sfidën me vlonjatët.

GAFA

FSHF insiston që klubet të jenë serioze dhe të plotësojnë rregullore­t, por janë instanca pranë këtij institucio­ni që e nisin vetë punën me gafa. I tillë ishte vendimi i djeshëm i Komisionit të Disiplinës që kujtohet të shqyrtojë problemet javës së parë, një ditë para startit të javës së tretë. Që këtu shikohet seriozitet­i i këtij institucio­ni, i cili mbase i ka mbarur me vonesë pushimet.

VENDIMET DYSHUESE

Disiplina jo vetëm që e nisi punën me vonesë, por edhe me vendime dyshuese, duke legalizuar që në start aktet antisporti­ve. Solomon e Lulaj u ndëshkuan me të njëjtën masë ndëshkuese, ndonëse nigeriani ishte iniciatori, por edhe e vazhdoi protestën pas ndëshkimit te zyrtarët e ndeshjes. Pra, Lulaj mbase nuk mund të dënohej njëlloj si Solomon. Më dyshuese ishte përkëdhelj­a për incidentet që ndodhën në ndeshjen Tirana-Teuta, që u vlerësuan me një gjobë 50-mijëlekësh­e. Dihet që në këtë takim tifozët goditën me shishe dy herë arbitrin anësor, ku u ndërpre edhe loja. Me sende u goditën edhe lojtarë kundërshta­rë. Ndaj, që në start disiplina vë një standard dyshues, duke inkurajuar veprimet antisporti­ve në stadium.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania