Panorama Sport (Albania)

Ngo: Do ta dominojmë sezonin

"Kam qenë i nervozuar me veten, mendoj se kam mundësi të jap më shumë për Tiranën"

- OLSI AVDIAJ

"Shumë vrap". Majkëll Ngo e nis me një bat utë konferencë­n për shtyp. Një batutë apo gafë, që solli jo pak të qeshura te të pranishmit, pasi anglezi, duke u përpjekur që të thotë në shqip shumë vapë, u ngatërrua dhe tha shumë vrap. Sulmuesi anglez pas një sezoni të trazuar te bardheblut­ë, me përplasjet me Ardian Memën, por edhe raportin e vështirë me klubin për rinovimin e kontratës, u bashkua i fundit me Tiranën dhe pas disa problemeve të vogla ditët e para të stërvitjes, Majkëlli është kthyer si titullari i skuadrës. Duhet ta mundë Ismael Dungën dhe këtë do ta bëjë duke shënuar më shumë se 15 gola. Ky është objektivi i sezonit për Majkëll Ngonë. Sulmuesi para sfidës me Vllazninë foli për takimin e sotëm dhe luftën e Tiranës për të qenë mes më të mirëve.

Keni thënë më parë se duhet të presim dhe të shohim se cilët lojtarë do të vinë dhe çfarë do të arrijë Tirana?

Jam i bindur që skuadra është më e mirë sesa sezonin që shkoi. Duhet ta pranoj se këtë vit në grup ka më shumë kualitet. Në fakt, nuk është se unë kënaqem me pak. Ose, më mirë, është shumë shpejt për të folur. Katër pikë nuk janë shumë. Do të kishte qenë më mirë sikur të fitonim pikët e plota. Ama edhe kaq nuk është keq. Koha e testeve ka përfunduar. Tani është koha që të bashkohemi. Të bëjmë më të mirën dhe të marrim atë që duam. Shkurt, është koha të zbulojmë se sa vlejmë në realitet. Vetëm kështu mund të ecim përpara dhe të luftojmë për objektiva të mëdhenj.

Do të luani me Vllazninë. Sa e rëndësishm­e është kjo sfidë për të ardhmen e skuadrës në kampionat dhe a e njihni kundërshta­rin?

Dy vite më parë kam luajtur kundër Vllaznisë dy ndeshje. Nëse nuk gabohem, ishin ndeshje të Kupës së Shqipërisë ku ne u kualifikua­m dhe e mundëm Vllazninë. Është e rëndësishm­e të mos gabojmë. Nuk ka më takime të rëndësishm­e dhe takime pak të rëndësishm­e. Ka vetëm

takime ku ne duhet të marrim tri pikët. Kjo është e gjitha. Në Shkodër do të shkojmë për të fituar. Është fakt që ne duhet ta fitojmë çdo takim.

Luajtët titullar kundër Teutës për herë të parë. U zëvendësua­t në pjesën e dytë dhe u duk sikur skuadra humbi diçka. Mendoni se vendimi ishte i drejtë dhe mund të jepnit më shumë?

Të them të vërtetën, ishte takimi im i parë në këtë fushatë, nëse mund ta quajmë kështu. Kam ardhur pak më vonë se të tjerët dhe akoma

nuk jam në ritmin e shokëve të tjerë. Qëllimi është që të kthehemi sa më të fortë dhe do të kthehemi si një skuadër sulmuese dhe dominuese.

E përplasa shishen e ujit, sepse doja ta ndihmoja ekipin. Në fushë mund të kisha bërë akoma mirë. Asgjë më shumë. Për mua edhe me dy sulmues mund të luanim. Kam qenë i nervozuar me veten, jo për faktin se trajneri më zëvendësoi mua, por për faktin se mendoj që kam mundësi të jap më shumë për ekipin, kryesisht për pjesën e mbetur. Sigurisht, trajneri kërkon që ekipi të jetë perfekt dhe ndaj bëhen ndërrimet për më mirë. Thjesht ka qenë veprim emocional.

Çfarë objektivi keni sa i përket ndeshjes me Vllazninë? Shkoni për tri pikë apo ju mjafton edhe barazimi?

Normalisht që kërkohet të parandaloh­et më e keqja, një pikë mund të jetë e pranueshme, por shkojmë në Shkodër për tri pikë. Shkojmë të japim 150% atje. Shkojmë me besim në këtë takim, pasi kemi kualitetet. Jemi të fokusuar në lojën tonë dhe shpresoj të marrim trepikëshi­n.

Në sezonin e parë keni shënuar 13 gola me Tiranën, në të dytin 10 gola. Cili është objektivi juaj në këtë sezon të ri?

Dua të shënoj sa më shumë që të jetë e mundur, mbi 15 gola së bashku me Kupën. Të mos të harrojmë të shkojmë në finale të Kupës dhe ta fitojmë këtë radhë. Po punojmë shumë si ekip dhe trajneri po punon shumë mirë me ne. Personalis­ht po punoj fort dhe besoj që ky sezon të jetë i suksesshëm për Tiranën.

Referuar sezonit të fundit, janë ndryshuar lojtarët e krahëve. Si ndiheni me prurjet e reja në krahët e sulmit të Tiranës?

Lojtarët e krahut janë kualitativ­ë. Më pëlqente Greca, pasi ishte një djalë i mirë dhe kualitativ, gjithashtu. Por, po mundohem që të përshtatem edhe me anësorët e rinj, me mënyrën se si luajmë dhe rreshtohem­i në fushë. Kuptimi i njëritjetr­it kërkon kohë, por po punojmë shumë në stërvitje që të jemi konfidentë edhe në ndeshje.

Cili është shoku juaj më i mirë i ekipit dhe me të cilin ndiheni më rehat?

Jam i kënaqur me çdo lojtar. Por, më shumë me Hasanin, pasi vijmë që nga sezoni i shkuar dhe e njohim mirë njëri-tjetrin në fushë dhe ku luajmë. Gjithsesi, po mësohem edhe me lojtarët e rinj që kanë ardhur në ekip. Do të luftojmë për titullin kampion. E thashë edhe një ditë më parë. I kemi shanset këtë vit për titullin kampion. Duhet të shikojmë përpara në duelin me Vllazninë. Nuk duhet të harrojmë se kemi punuar fort dhe në Shkodër nuk duhet të dalim nga vetja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania