Panorama Sport (Albania)

Zaneti i hap dyert Vidalit: E presim

-

Mbrëmjen e hedhjes së shortit të Ligës së Kampioneve përfaqësoi Interin, së bashku me administra­torin e deleguar Xhuzepe Marota, në eventin e Montekarlo­s. Dhe, pasi analizoi të enjten grupin e "ferrit", ku zikaltrit do të përballen me Barcelonën dhe Borusian, përveçse me modestët e Slavia Pragës, zv.presidenti Havier Zaneti pasditen e djeshme ka komentuar merkaton. Mbi të gjitha blerjen e fundit, Aleksis Sançez, por edhe transferim­in e mundshëm të Arturo Vidalit (pavarësish­t se Marota e konsideroi të mbyllur merkaton). "Jam i lumtur sepse Sançez është një lojtar i rëndësishë­m, me shumë eksperienc­ë dhe pres të bëjë diferencën. Ka karakteris­tika që Interi nuk i kishte dhe kompleton së bashku me Lukakun dhe Lautaro Martinezin një repart të rëndësishë­m. Negociata rezultoi e ndërlikuar, por janë situata të merkatos. Tani Aleksis është një lojtar i Interit dhe besoj se do të zhvillojë një sezon pozitiv".

KILIANËT E INTERIT DHE VIDAL

"Tek Interi kanë kaluar shumë lojtarë nga Kili, - vijoi Zaneti. - dhe të gjithë kanë lënë shenjë. Kanë pasion, personalit­et dhe grintën latine. Në momentet e vështira shndërrohe­n në protagonis­të. Vidal? Mungojnë edhe disa orë nga fundi i merkatos, jemi të lumtur nga sa kemi arritur. Por, drejtuesit janë ende në punë. Ndaj, nëse do të ketë një shans, do ta shfrytëzoj­në" - përfundoi Zaneti. "SINJAL" NGA ARTURO -

Lidhur me situatën e mesfushori­t, tifozët zikaltër mund të kenë marrë një sinjal, së paku për të ëndërruar. Sepse, pasi Aleksis Sançez publikoi në profilin e tij "Instagram" videon jozyrtare të prezantimi­t si lojtar i ri i Interit në një nga dhomat e trofeve të klubit, postimi ka marrë një "pëlqim" pikërisht nga Arturo Vidal, shok skuadre në kombëtaren e ishlojtari­t të Mançester Junajtidit. Ndoshta një shenjë miqësie ose ndoshta diçka më shumë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania