Panorama Sport (Albania)

Tare nuk fshihet: Lacio favorite, i përvishemi punës

"Kemi bërë merkato të mirë, derbi është super"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Igli Tare nuk fshihet. Drejtori sportiv i Lacios thotë se skuadra e tij është favorite për të kaluar grupin, edhe pse shortin nuk e konsideron aspak të lehtë. "Është një grup shumë i vështirë, por jemi mësuar të mbijetojmë në vështirësi. Mendoj se Lacio është favorite për t'u kualifikua­r dhe nuk duhet të fshihemi. Kemi një ekip ekspert dhe shumë talente. Nëse duam të bëhemi pjesë e futbollit që ka vlerë, duhet të kalojmë këto eksperienc­a. Sëlltikun e njohim për historinë që ka, Renën për investimet e shumta dhe Kluzhi është një pikë referimi për futbollin rumun. Do të jetë bukur të luajmë në Gllasgou. Europa Ligë mund të na japë shumë në nivelin e imazhit dhe në vitet e fundit kemi qenë shpeshherë prezentë. Rruga është e gjatë, por mund t'i shkojmë deri në fund. Na duhet fat, por edhe formë e mirë në ndeshjet vendimtare. Duhet të punojmë", tha fillimisht Tare. I pyetur për Milinkoviç­in drejt Interit, ai e mohoi. DERBI

"Nuk jemi favoritët. Kjo ndeshje është një kampionat

më vete. E kemi nisur mirë kampionati­n duke fituar në Xhenova, në një fushë shumë të vështirë. E dimë që të dielën nuk do të jetë aspak e lehtë, por luajmë përballë tifozëve tanë dhe duam të kemi vazhdimësi. Do të jetë e rëndësishm­e për rrugën tonë". KORREA

"Është rritur shumë. Kam folur me të dhe më tha se ka gjetur një ambient të ngrohtë dhe familjar këtu te Lacio. Ka kualitet dhe karakteris­tika shumë interesant­e. Jemi shumë të lumtur që do të rinovojë kontratën". MERKATO

"Kemi bërë lëvizjet e duhura. Laxari dhe Xhoni janë dy lojtarë të shkëlqyer. Anderson dhe Adekanie janë të rinj dhe do të na ndihmojnë në të ardhmen. Jemi të kompletuar. Shumë shpejt do të rinovojë kontratën edhe Kaisedo. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë në momentet e fundit të merkatos".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania