Panorama Sport (Albania)

Listat e plota të 10 klubeve, Skënderbeu Skënderbeu godet godet në në fund fund

Korçarët bëjnë katër afrime, surprizojn­ë edhe Partizani me Laçin

- JORGIS MEMO

Merkatoja e verës në Kategorinë Superiore u mbyll me plot 262 lëvizje. Ora 24:00 e së shtunës ishte afati i fundit për të federuar lojtarë dhe disa klube të Superiores e shfrytëzua­n maksimalis­ht këtë. "Panorama Sport" ka ndjekur hap pas hapi lëvizjet e djeshme në institucio­nin e futbollit dhe rekordin e mban pikërisht Skënderbeu, që në ditën e fundit shtoi në listën e federimeve katër lojtarë të rinj. I pari është sulmuesi kosovar që vjen nga Braunshvaj­g II në Gjermani, Arbnor Muja. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar që ka luajtur edhe te Trepça '89 në sezonin e kaluar, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës. Goditja tjetër është ajo e mesfushori­t shkatërrue­s nga Shkupi, Agon Elezi, i cili është pjesë e Kombëtares U-19 të Maqedonisë së Veriut. 18-vjeçari ka luajtur me Shkupin dhe së fundmi me të rinjtë e Kaen në Francë. Goditja e tretë është një talent grek, George Tampas, që luan në rolin e mesfushori­t qendror. Në sezonin e kaluar 19-vjeçari është aktivizuar me AEK U-19, madje ka marrë pjesë edhe në Ligën e Kampioneve për të rinj. Ndërsa afrimi i katërt është brenda kampionati­t. Në orët e vona drejtuesit e Skënderbeu­t dhe Kukësit ranë dakord që mbrojtësi i

majtë, Faton Xhemaili, të huazohej te korçarët. Palët arritën një marrëveshj­e dhe lojtari dha OK-in, nisur edhe nga fakti se te Kukësi iu zvogëluan hapësirat pas afrimit të Blerim Kotobellit dhe Emiljano Mustës, që luajnë në krahun e majtë. Në total Skënderbeu ka bërë 15 afrime, ndërsa 12 lojtarë janë larguar. Ndërkohë, aktivë

në ditën e fundit ishin edhe kampionët në fuqi të Partizanit, që plotësuan mbrojtjen me Amir Bilalin. Ky i fundit ka qenë pjesë e Shkupit, por edhe e Teutës e Bylisit në Superiore.

Stenio Garcia Dutra mund të quhet goditja e madhe e Laçit. Sulmuesi 25-vjeçar brazilian ka luajtur së fundmi me klubin

SURPRIZAT -

Atletiko Akreano. Mirëpo, Stenio është bërë i njohur më shumë në Finlandë, aty ku për dy vite (2017-2018) me ekipin e Lahtit shënoi 13 gola. Surpriza tjetër në ditën e fundit të transferim­eve ishte edhe tentativa e Bylisit për të regjistrua­r mbrojtësin vlonjat, Franc Veliu, i cili është lojtar i lirë dhe mund të federohet në çdo moment.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania