Panorama Sport (Albania)

Çalhanoglu shëron plagët e Milanit, Bresha i përulet

Silva "spostoi" në stol Piontekun, edhe Paketa "u dënua"

- JETON STAMOLLA

Epara në "San Siro" kuron plagët e mar ra në debutim. Milani gjen fitoren e parë në kampionat, me rezultatin minimal, pas debutimit me humbje në Udine. Fitorja e parë edhe për trajnerin Marko Xhampaolo, i cili ashtu siç kishte paralajmër­uar ka bërë disa ndryshime në formacion, por duke dënuar jo pak, por dy blerjet më të shtrenjta të janarit të vitit të kaluar. Piontek dhe Paketa, 70 milionë euro në stol, në vend të "të harruarit" Andre Silva dhe blerjes së re të kësaj vere, Ismael Benaser. Dhe pavarësish­t se në fillim habiti jo pak tifozë, në fund zgjedhjet i dhanë të drejtë, duke qenë se në pjesën e parë Milani funksionon shumë herë më mirë sesa në Udine, është më pak i frikësuar për të sulmuar dhe më i saktë në ide dhe lojë. Madje, është edhe më fatlum, sepse në rastin e parë të vërtetë që i paraqitet kalon në avantazh me Çalhanoglu­në. Suso, i rikthyer në korsinë e djathtë, kroson në shtyllën e dytë dhe mesfushori turk godet saktësisht me kokë. Goli i parë zyrtar për kuqezinjtë nuk vjen nga një sulmues, por shumë pranë golit mes lojtarëve të repartit ofensiv i shkon Andre Silva, por parabolës së tij i mungon saktësia, sërish pas një pasimi të Susos. Në mesin e pjesës së parë, Milani kishte kaluar 70 për qind të zotërimit të topit, pasi edhe pse shumë agresiv në mesfushë dhe luajti me shpejtësi duke kërkuar shpesh edhe ndërrimet e lojës, problemi më i dukshëm është ai pasim i fundit dhe ajo shtytje masive që kërkohet brenda zonës së rreptësisë. Gjithsesi, vjen një moment kur skuadra e Xhampaolos harron se edhe duhet të mbrojë dhe pikërisht në këtë moment hyn në lojë "Supermeni" Xhixho Donaruma që i mbyll portën Sabelit, pas një goditjeje shumë të rrezikshme që ishte devijuar. Në fund të pjesës së parë, Milani kryeson 1-0.

PIONTEK PA FAT

- Milani e nis edhe pjesën e dytë me një zotërim topi mbytës, e cila i mohon Breshas që të krijojë rrezikshmë­ri. E vetmja mënyrë për të tentuar të trembë kuqezinjtë janë goditjet standarde, por një goditje dënimi e Tonalit fillimisht dhe një akrobaci e Dosenës nuk kanë saktësinë e duhur për të shënjestru­ar kuadratin. Xhampaolo kupton se diçka duhet ndryshuar dhe thërret në stol Silvën për Piontekun.

Polaku fillimisht duhet të marrë "masat" e fushës, sepse në rastin e parë që i paraqitet nuk stopon një top shumë të lehtë, nga pozicion ideal, ndërsa në tentativën e dytë godet në mënyrë të shëmtuar. Gjithsesi, "Pistolero" nis të nxehet dhe në dy tentativat e radhës

sheh festimin e golit që t'i mbesë në tentativë, duke qenë se një e djathtë nga jashtë zone i frenohet me një pritje magjike nga Joronen, i cili përsëritet pak sekonda më vona, duke i ndalur topin mbi vijën fatale, ndonëse sfera nuk e kishte kaluar plotësisht

vijën. Në fund, Bresha dorëzohet dhe pret me padurim vërshëllim­ën finale, ndërsa Milani më në fund mund të festojë dhe mund të presë i qetë pauzën e kombëtarev­e. Fundja, këto tri pikë ishin vetëm tulla e parë e vënë me sukses në kantierin "Milan"...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania