Panorama Sport (Albania)

Shënon Perisiç, Bajerni luan “tenis” me Maincin

Blaugranët vuajnë mungesat, Grizman spektator

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Osasuna i ka dhënë një tjetër shuplakë Barcelonës dhe i jep mesazhin që duhet të jetë e vëmendshme në këtë fillim kampionati. Në Bilbao katalanasi­t humbën, ndërsa në "Pamplona" nuk ia dolën të shkonin më shumë sesa një barazim ndaj një rivali që nuk humbet prej 27 ndeshjesh në shtëpinë e saj. Ernesto Valverde ka lënë 5 pikë dhe tani shpreson që Leo Mesi të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës. Mund të kishte shkuar më keq e gjithë situata, në rast se talenti Ansu Fati nuk do të kishte shkëlqyer në pjesën e dytë. Është vetëm 16 vjeç dhe ka shumë uri dhe dëshirë për futboll. Debutoi një javë më parë kundër Betisit dhe në 15 minuta mund të shënonte dy gola. Në "Pamplona" u aktivizua në pjesën e dytë dhe 5 minuta nga aktivizimi shënoi një supergol me kokë, duke i vjedhur kohën Naço Vidalit. Pjesa e parë për Barcelonën nuk ishte aspak e mirë, por në të dytën ndryshoi falë performanc­ës së djaloshit. Ansu Fati është një futbollist ndryshe dhe meriton vazhdimësi.

Pjesa e parë e Barcelonës ishte pak a shumë si në Bilbao, por me ndryshimin e vetëm që Atletiko nuk shënoi, ndërsa Osasuna po. Ekipi katalanas po vuante në mesfushë dhe Grizman ishte thjesht një spektator, ashtu si në ndeshjen e parë. Asnjë goditje në portë nga katalanasi­t në 45 minutat e para, ku mungesat e Mesit dhe Suarezit ndihen. Presioni i lartë i vendësve ishte asfiksues dhe as lojtarët si De Jong dhe Buskets nuk mund që ta nxirrnin dot topin. Hordi Alba gaboi dhe Osasuna nuk fali duke shënuar me Roberto Torresin.

E SHTANG OSASUNA REAGIM DHE BARAZIM

- Pjesa e dytë ishte më e mirë, por jo e shkëlqyer. Fati dhe Artur Melo dhanë shkëndija dhe shënuan golat që mund të përmbysnin ndeshjen. Braziliani nxori ekipin përpara me klasin e tij dhe u krijua ideja se fitoi siguri për t'u larguar me 3 pikë. Por, një aksion i befasishëm i Osasunës solli një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Pike. Roberto Torres shënoi nga pika e bardhë dhe barazoi ndeshjen. Barcelona nuk ia del që të ruajë hapin e një jave më parë, por mund t'i kënaqet vetëm performanc­ës së talentit Ansu Fati. E vetmja gjë që i shpëton një pasditeje të errët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania