Panorama Sport (Albania)

Liverpuli e Siti, festival golash në distancë

Mane zemërohet me egoizmin e Salah, tërbohet pas zëvendësim­it

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pokerit të Sitit i përgjig jet tregolëshi i Liver pulit. Në fushën e Bërnlejt vjen përgjigjja e kampionëve të Europës. Skuadra e Klopit rikthehet në krye të klasifikim­it, me pikë të plota pasi u dorëzoi për pak orë kreun kampionëve. Rikthehen me një provë force dhe dëshirën për të fituar titullin e parë pas 20 vitesh. Në "Turf Moor" nuk ka histori, edhe pse pas një rasti të madh me Salah që godet shtyllën në minutën e pestë, duhet pritur minuta e 33-të për të festuar golin e "reds"-ave. Një gol i çuditshëm: Aleksander Arnold merr topin nga Henderson dhe nis krosimin, por topi godet trupin e Ud dhe karamboli nxjerr jashtë loje Poupin, që nuk gjen koordinata­t në trekëndësh­in e shtyllës së parë. Katër minuta më vonë, një gabim i Mi nis kundërsulm­in e frikshëm të miqve: Firmino avancon në zonë, shërben Manenë dhe goditja tokazi precize e senegalezi­t vlen 2-0. Bërnlej zgjohet në fund të pjesës së parë, por sulmet e Barns (43' dhe 45') nuk janë me fat. Në pjesën e dytë, "Clarets" sulmojnë, por të kuqtë kontrolloj­në. Dalja e Hendersoni­t për shkak të një

problemi në kofshë dhuron imazhin e Van Dajkut kapiten. Në 80', Liverpuli rifiton topin. Salah niset si një tren drejt porte: në momentin e goditjes, futet Firmino dhe braziliani vulos 30: i pari brazilian që shënon 50 gola në Premier Ligë. PROTESTA E MANESË -

Festën e Klopit e zbeh disi

zemërimi i Manesë në minutën e 85-të: trajneri e zëvendëson me Shaqirin. Sulmuesi ishte i zemëruar me Salahun për egoizmin e tepruar të tij në një rast që duhet t'i pasonte, por mund ta kishte kursyer skenën. Pas vërshëllim­ës finale, trajneri gjerman shkon të përshëndes­ë tifozët e Liverpulit që shijojnë

suksesin e katërt radhazi në kampionat, që plus 9 të sezonit të shkuar, përkthehen në rekordin e ri të klubit. Skuadra që e mbyll gushtin në kryesim ka dështuar që të shpallet kampione në 10 nga 12 sezonet e fundit. Por Çelsi ka bërë një përjashtim në 2009-'10 dhe 2014-'15. A do të jetë viti i Liverpulit?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania