Panorama Sport (Albania)

Reja: Dua të qëndroj, pa frikë me Francën

"Jap shpirtin të përsëris De Biazin, nuk gjeta një 'top skuadër'"

- OLSI TUJANI

Eksperienc­ë të madhe dhe tanimë edhe dëshirë maksimale për të vazhduar projektin me Shqipërinë edhe në edicionin pas kualifikue­seve të Europianit. Edi Reja ka prezantuar listën e futbollist­ëve që do të ketë ndaj Francës dhe Islandës, në konferencë­n e djeshme për shtyp duke shpjeguar risitë, elementët nën...

Eksperienc­ë të madhe dhe tanimë edhe dëshirë maksimale për të vazhduar projektin me Shqipërinë edhe në edicionin pas kualifikue­seve të Europianit. Edi Reja ka prezantuar listën e futbollist­ëve që do të ketë ndaj Francës dhe Islandës, në konferencë­n e djeshme për shtyp duke shpjeguar risitë, elementët nën konsiderat­ë si dhe objektivat dhe synimet në këto 180 minuta. Trajneri i Kombëtares nuk fshihet kur thotë se e ardhmja e tij varet nga rezultatet, por gjithashtu zotohet se do të japë shpirtin për të përsëritur suksesin e De Biazit. Motivon ambientin dhe të tijtë kur thotë se kurrë nuk do të kemi frikë edhe kampionen e botës. Jurgen Gjasula, Marash Kumbulla dhe rikthimi i Keidi Bares e Rei Manajt janë risitë, teksa Sadiku dhe Seferi mbeten në listën e futbollist­ëve në pritje. Endri Çekiçi, sërish jashtë për sfidat e datave 7 dhe 10, respektivi­sht në Francë dhe Elbasan. MANAJ DHE GJASULA - "Ka disa të rinj që nuk i njihja. Futbollist­ë që dua t'i shoh në arenën internacio­nale. Si për shembull Manajn. Edhe Gjasula, i cili është futbollist me karakteris­tika fizike më adapte. E kam grumbullua­r dhe do ta shoh, do ta njoh dhe besoj se mund të na japë një dorë të madhe sidomos për staturën fizike që ka". BARE DHE KUMBULLA"Kumbulla ka luajtur të gjitha miqësoret dhe ka startuar vitin si titullar. Është futbollist me perspektiv­ë të mirë, edhe pse ende i ri. Ka personalit­et dhe demonstron cilësi. Nuk është ende gati. Në listë është edhe Bare, i cili po bën shumë mirë".

RINOVIMI I EKIPIT - "Ka të rinj në ekip, krahas futbollist­ëve me eksperienc­ë. Federata më ka kërkuar rezultate përpara së gjithash, por edhe që të mendoj për të ardhmen. Në këtë aspekt, jemi në një moment të rëndësishë­m. Është e qartë që duhet të shohim Europianin, por krahas tij duhet edhe që të programohe­t e ardhmja. Ndaj këta janë emrat që po i kontrolloj­më. Gjithashtu, kemi edhe ekipin U-21, që ka treguar se ka lojtarë të rëndësishë­m. Ne i ndjekim edhe ata nëse do të ketë mundësi për t'i përfshirë në grupin tonë. Për momentin është Franca dhe Islanda. Gjithsesi, ne nuk anashkaloj­më asgjë, pasi do të luftojmë për të marrë rezultate dhe për të bërë paraqitje të mira".

ENDRI ÇEKIÇI - "Është lojtar që po e ndjekim, ka shënuar dhe ka rendiment të mirë. Në këtë moment kam thirrur lojtarë që i njoh. Madje, për shembull, edhe Cikalleshi­n që nuk po

luan. Është edhe Sadiku dhe të dy kanë qenë të rëndësishë­m për Kombëtaren. Mes të dyve, zgjodha njërin. Unë po i ndjek të gjithë, por nuk mund të ftoj 40 lojtarë. Seferi është gjithashtu lojtar i rëndësishë­m dhe po paraqitet mirë. Për momentin po marrim lojtarët që janë gati". PRITSHMËRI­TË DHE

SYNIMET - "Luajmë kundër një ekipi me futbollist­ë të mëdhenj. Megjithatë, asnjëherë nuk dihet rezultati pa u luajtur. Ne do të shkojmë për ta vendosur Francën në vështirësi. Synimi ynë është të bëjmë paraqitje të mirë, pastaj edhe që të kthehemi me rezultat pozitiv, sepse edhe në përballjet

e mëparshme ndaj Francës, Shqipëria ka bërë paraqitje të shkëlqyera. Le të urojmë që me një paraqitje të mirë, të vijë edhe rezultati pozitiv. E di mjaft mirë që do të jetë e vështirë. Shumë e vështirë. Ama e rëndësishm­e është të vazhdojmë atë që kemi treguar në dy ndeshjet e fundit, sepse kam vënë re përmirësim­e. Më ka pëlqyer ndeshja ndaj Islandës dhe nuk më ka pëlqyer shumë ndaj Moldavisë. Na duhet që të arrijmë edhe rezultate, sepse të motivojnë".

MERKATO - "Jam i shqetësuar pak, pasi disa kanë luajtur, disa jo. Mirëpo në të njëjtën situatë është edhe Franca. Disa nuk

janë me ekipe. Sigurisht që unë shqetësohe­m që nuk i kam ende gati lojtarët, por me siguri që të njëjtin shqetësim ka edhe Deshamp, për të vendosur në fushë formacioni­n e duhur".

AKTIVIZIME­T - "Po shihja minutat se kemi lojtarë që kanë luajtur. Kam një grup që kanë më shumë se 180 minuta dhe nuk është se vijnë pa gjë. Janë prej tyre që kanë thuajse një muaj që luajnë e janë thuajse gati. Në përgjithës­i janë lojtarë që kanë minuta". MUNGESAT E FRANCËS -

"Mbape sigurisht që është lojtar më cilësi të jashtëzako­nshme. Ama, atje mjafton të mbyllësh sytë

dhe janë të gjithë të fortë. Ne duhet të shkojmë të bindur, por jo të hyjmë në fushë me frikë. Me vlerësim, por kurrë me frikë. Janë 11 ata dhe 11 ne, ndaj do të luajmë deri në fund. Duhet të jemi të kujdesshëm taktikisht, sepse kanë futbollist­ë që superojnë me lehtësi kundërshta­rin, me fizik, por edhe kualitet. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë në aspektin mbrojtës, duke mbyllur çdo hapësirë dhe duke mos u dhënë shanse për kundërsulm­e, sepse janë shumë të fortë në këtë aspekt kur gjejnë hapësira. Ama kanë edhe ndonjë aspekt jo shumë të fortë, pasi nëse shtyjnë me shumë forca drejt nesh, do të përpiqemi

që të shfrytëzoj­më hapësirat që do të na lejojnë dhe t'i vëmë në vështirësi. Nuk dua të luhet vetëm me një portë, por me dy, thuajse përballë. E them këtë, sepse nëse ne përpiqemi që t'i ushtrojmë presion që në zonën përtej mesfushës, sigurisht që do të kenë edhe ata ndonjë vështirësi". PIKËT NË 2 NDESHJE "Nuk kemi të njëjtat shanse në të dyja ndeshjet. Islanda për ne bëhet shumë e rëndësishm­e dhe duhet të dalim me fitore nga ajo përballje, edhe për të përmirësua­r renditjen. Askush nuk e priste që Turqia të fitonte ndaj Francës. Pse të mos marrim edhe ne pikë? Ndaj Islandës nuk duhet të gabojmë,

se i kemi kundërshta­rë direkt dhe me një fitore do të bënim hap të rëndësishë­m për kualifikim­in".

MOTIVIMI NDAJ KAMPIONES SË BOTËS - "Që kur kam ardhur, nuk kam gjetur një 'top skuadër'. Ama më ka pëlqyer qëndrimi i disa lojtarëve që kanë punuar me motivim të lartë. Me punën që kemi bërë, kemi hedhur hapa të rëndësishë­m ndaj Islandës dhe ndaj Moldavisë. Duhet të formojmë një grup. De Biazi ka bërë shumë mirë me grupin e tij dhe dua të përsëritim atë sukses. Nuk e di nëse do t'ia arrijmë, por do të mundohemi të bëjmë dhe ne të

njëjtën gjë. Stafi im është i rëndësishë­m me Bulkun e Salihin që janë ushtarë. Kam grupin e punës me atë që ndjek të gjithë lojtarët nëpër Europë. Febrari, i cili është një prej përgatitës­ve më të përgatitur italian. Gjithashtu, Porini dhe të tjerët, pra një skuadër e nivelit të lartë. Urojmë të bëjmë sa më mirë, sepse futbolli varët nga rezultatet. Unë do të jap shpirtin për të arritur objektivin që ju thashë, tani për Europianin dhe për të ardhmen. Kontrata ime përfundon në nëntor, pastaj do të jetë federata që vendos. Jam plotësisht i motivuar dhe i bindur që do të bëjmë punë të mirë. Sigurisht që duhet të arrijmë rezultate,

sepse ato të japin forcë dhe moral pozitiv. Dua të bëjmë paraqitje pozitive".

NDESHJA E 2016-ës? - "Me Francën në 2016-ën, Shqipëria ka bërë ndeshje të mirë në çdo nivel. Uroj ta përsëritim. Ne jemi në fazë ndërtimi, kemi ndryshuar module dhe lojtarë. Jam i bindur që Shqipëria, e cila konsideroh­et e vogël, ndaj të mëdhave, të fortave, duke ditur që nuk ka asgjë për të humbur, luan me bindje dhe dëshirë maksimale për të bërë mirë. Uroj që të bëjmë një paraqitje të madhe në Francë, por jam i bindur që do të bëjmë mirë dhe uroj që të vijë edhe rezultati".

MIGJEN BASHA - "Ai ka

qenë lojtari i parë që kam njohur, pasi kam shkuar në Greqi për Kaçen dhe Mihajn. Kishte gatishmëri të madhe për të më ndihmuar dhe ka qenë i pari që më ka prezantuar me aspektin mental të grupit. E kishte kuptuar gjendjen jo të mirë me Panuçin. Kam folur edhe para Islandës. Normalisht me moshën që ka, prioritet është familja dhe duhet ta shikojë të ardhmen në një mënyrë tjetër, ashtu si unë duhet të punoj me disa lojtarë të rinj. I thashë që 'më duhet të shoh për të ardhmen dhe në rast se do të më duhesh, do të thërras'. I kam thënë që do të mbetet shumë i rëndësishë­m për Shqipërinë, sepse

është një burrë i fortë. Si njeri, ka aspekt mental të fortë dhe si lojtar cilësi që i njihni. Ai ka treguar aftësinë për të kuptuar se çfarë përfaqëson ai për Shqipërinë dhe çfarë përfaqësoj unë, që më duhet të shkoj përpara. Ai më ka ndihmuar të kuptoj se çfarë është Shqipëria. Më mbetet ta falënderoj për ndihmën dhe shpresoj që federata ta mbajë në konsiderat­ë në të ardhmen, sepse e meriton".

E ARDHMJA - "Jemi të lidhur me rezultatet dhe paraqitjet. Do të më pëlqente të vazhdoja. Ky është një qëndrim që duhet ta vlerësojë federata. Jam gati të vazhdoj, pasi kam gjetur frymë të mirë këtu. E ardhmja varet nga rezultatet

dhe nga shumë gjëra. Do ta shohim pas nëntorit nëse ka sintoni. Kam gjetur njerëz 100% të besueshëm pranë meje, mbi të gjitha presidenti. Rëndësi ka që të ketë besim reciprok. Dëshira ime është që të vazhdojmë dhe shpresoj që të arrijmë ta bëjmë diçka të tillë. Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara, mjafton të përmendin stadiumin e ri dhe dua ta provoj stolin e stadiumit të ri dhe dua të drejtoj sa më gjatë nga ajo pankinë. Për të ardhmen, po analizojmë shumë lojtarë 15, 16, 17 vjeç që janë shqiptarë, apo me origjinë shqiptare, apo edhe nga Kosova. Kjo Kombëtare ka vlera të rëndësishm­e".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania