Panorama Sport (Albania)

Jonuz: Na masakruan, tri ndeshje në 8 ditë

-

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, sulmoi federatën për kalendarin e skuadrës së tij. Maqedonasi ishte nervoz gjatë dhe pas ndeshjes. Ai shpërtheu dhe u ankua për faktin që ekipi i tij ka luajtur 3 ndeshje në 8 ditë, ndërsa pretendoi edhe për dy penallti. Në mikrofonin e "SuperSport", Jonuz foli edhe për tensionin e tifozërisë. "Kam filluar prej 35 ditësh punë. Kam bërë 20 ditë përgatitje. Me fillimin kemi bërë 3 ndeshje. Është e pamundur të luhet. Luajtëm për dy ditë në orën 16:00, dhe luajtëm me Tiranën. Kjo ndeshje duhej bërë të dielën. E humbëm takimin për gabim të lojtarëve tanë. Gurishta bëri gabimin e parë, nuk bëri kontrollin e mirë para portës. Ky është futbolli. Emerson humbi topin dhe ndeshja mbaroi. Futa dy lojtarë të rinj. Hygor e Emerson. Luajtën ndaj Bylisit, por nuk janë të stërvitur mirë. Futa Ramadanin, është normale që edhe të humbasësh. Tri ndeshje në 8 ditë? Nuk po e dramatizoj. Do të vazhdojmë punën tonë. Do kërkojmë pikë jashtë Shkodrës. Do kemi edhe afrime të reja. Katër pikë është mirë deri tani, por unë besoj se kishim 2 penallti. Njëra ishte 100%. Fola me Gilmanin, e besoj atë, ka eksperienc­ë, por është puna e arbitrit. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, më pëlqeu. Pastaj pati nervozitet, njerëzit po bërtisnin, sepse nuk jepeshin faulle të caktuar. Edhe ajo e minutës së tetë është 100% penallti", u shpreh Jonuz. Trajneri i Vllaznisë e pranoi se protestat e tij ishin të ekzagjerua­ra. "Është normale. Populli që sheh futboll, e kupton çfarë ndodhi në fushë. Nuk është mirë që hodhën shishe dhe e ndërprenë ndeshjen. Faleminder­it për mbështetje­n e tifozëve, por ne e humbëm sfidën. Kampionati nuk ka mbaruar”, tha trajneri i Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania