Panorama Sport (Albania)

Tiranës i thyejnë xhamat, G. Likën tentuan ta godasin

Jorgji tërboi shkodranët, arbitri i katërt shpëtoi ndeshjen

- ADMIR URUÇI

Ndeshja mes Vl laznisë dhe Ti ranës është shoqëruar me tension të lartë dhe në fund është mbyllur me hedhje shishesh në masë, ndërprerje të takimit disa herë dhe një tifoz që zbriti në fushë për të goditur Gilman Likën. Sikur të mos mjaftonte tensioni në fushë, pas ndeshjes Tiranës i thyejnë xhamat e autobusit. E gjitha kjo nuk ka të bëjë me qytetarinë shkodrane, ndonëse Jorgji, për hir të së vërtetës, u mohoi një penallti të pastër vendësve që në minutën e 8-të.

PROBLEMET

Gjithçka nisi të shfaqej në pjesën e dytë. Ndoshta, sepse të gjithë: arbitra, lojtarë dhe tifozë mundën të shikonin gabimin e pjesës së parë të asaj penalltie të padhënë. Kuqeblutë janë sërish kërkues, por nervozë. Në minutën e 52-të Lika pengohet, por gjyqtari vazhdoi lojën. Nga pamjet televizive nuk dukej penallti, por kaq ka mjaftuar që tifozëria shkodrane të irritohej pa masë e të vërshonin në fushë shishe dhe fishekzjar­rë. Jorgji ndërpreu takimin për afro 4 minuta. Në atë moment edhe tifozëria "Fanatics" ka ndezur fishekzjar­rë, duke ndikuar në ekzaltimin e tifozërisë kuqeblu, të cilët kanë hedhur në fushë sërish tymuese me ngjyra të ndryshme. Me kalimin e minutave kanë qenë disa tifozë shkodranë që i kanë kërkuar llogari kapitenit Gilman Lika. "Lika, a je me ne apo me Tiranën?", nisën të dëgjoheshi­n disa syresh. Gjendja e tensionuar në tribuna vazhdon dhe në minutën e 85-të, tifozëria shkodrane godet me shishe në drejtim të Vangjelit dhe në drejtim të gjyqtarëve. Një tifoz shkodran me fanellë kuqeblu ka hyrë në fushë dhe ka dashur që të godasë edhe kapitenin e skuadrës së tij, Gilman Lika. Ky i fundit u ka kërkuar vazhdimish­t tifozëve që të ruanin gjakftohtë­sinë. Tifozi me një sprint mbresëlënë­s arriti që t'u largohej edhe forcave të sigurisë, por edhe policisë. Mësohet se më pas është ndaluar prej tyre. Kryesori Enea Jorgji në ato momente ka menduar ta mbyllë ndeshjen, pasi, sipas tij, mungonte siguria, por mësohet se ka ndërhyrë gjyqtari i katërt, Ermal Barushi, dhe ka evituar mbylljen para kohe. Ai i ka propozuar Jorgjit që të ndërrohen dy anësorët Myftari dhe Mahmuti. Veprim ky që ka rezultuar i goditur, pasi tifozët janë qetësuar. Pas ndeshjes, klubi i Tiranës ka denoncuar me pamje edhe thyerjen e xhamave të autobusit. Keq, shumë keq, për Vllazninë, por mbi të gjitha për Shkodrën që e do aq shumë futbollin.

 ??  ??
 ??  ?? Një tifoz shkodran hyn në fushë
për të goditur Gilman Likën
Një tifoz shkodran hyn në fushë për të goditur Gilman Likën
 ??  ?? Xhami i thyer i autobusit të Tiranës
Xhami i thyer i autobusit të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania