Panorama Sport (Albania)

Lici jep 5 milionë lekë nga xhepi, 5000 mijë tifozë ndezin stadiumin

-

-Administra­tori i klubit të futbollit Vllaznia sh.a vendosi 5 milionë lekë premio para fillimit të sfidës me Tiranën. Suad Lici këto i ka nxjerrë nga llogaria personale e tij. Ai pak minuta para takimit ia ka dhënë këto stafit të ekipit, në mënyrë që t'i shpërndant­e për lojtarët.

-Tifozët kuqeblu i përgjigjen thirrjes së klubit për mbështetje. Ato kanë qenë në një numër të konsiderue­shëm në mbështetje të ekipit të tyre. Ata nuk ka reshtur së brohoritur­i për ekipi e tyre të zemrës.

-Afro 5000 tifozë kuqeblu kanë shijuar nga shkallët e stadiumit këtë sfidë. Në anën tjetër afro 70 tifozë bardheblu kanë udhëtuar në drejtim të Shkodrës për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Por, ata kanë qenë të ndarë në dy grupe, atë "Fanatics" e "Kapital", të cilët janë vendosur në dy tribuna të ndryshme.

-Atmosferë entuziaste para nisjes së kampionati­t. Nuk kanë munguar këngët kushtuar Vllaznisë të kënduara nga mjeshtri i madh dhe një nga tifozët më të zjarrtë të Vllaznisë, Bujar Qamili. Fishekzjar­rë dyngjyrësh kuqeblu janë hedhur nga ana e tifozërisë shkodrane në startin e takimit, duke krijuar një atmosferë mjaft elektrizue­se. -Vërshëlleh­et gjyqtari Jorgji në momentet kur është përmendur emri i tij përmes altoparlan­tëve të stadiumit "Loro Boriçi". Gjyqtari në fjalë shikohet si një "mace e zezë" nga ana e tifozërisë shkodrane.

-Në minutën e 28-të ka qenë një mbajtje e topit në duar për pak çaste nga ana e Dokës pas një rivënieje anësore, te kuqeblutë ka rritur tensionin në shkallët e tifozërisë, të cilët kanë hedhur shishe me ujë në drejtim të mbrojtësit kryeqyteta­s. Irritimi i tifozërisë ka zgjatur sërish dhe kësaj here shishet kanë vërshyer edhe nga tribuna qendrore.

-Është minuta e 32-të dhe irritimi ka kaluar caqet mes tifozërive të të dyja palëve. Ka qenë grupimi "Fanatics" që ka lëshuar të shara në drejtim të tifozërisë shkodrane të ndodhur pranë tribunës së tyre. E menjëhersh­me ka qenë edhe kundërpërg­jigjja e gjithë tifozërisë shkodrane. Për pak çaste, vëmendja është shpërngulu­r nga fusha e blertë në tribunën ku qëndronin tifozët "Fanatics". Shkëmbim shishesh mes tifozëve të Vllaznisë dhe atyre të Tiranës. Stadiumi elektrizoh­et, ndërsa ka shi shishesh plastike në fushën e lojës. Tifozët hedhin fishekzjar­rë dhe ndezin tymuese. Është çmenduri më vete, pasi gjithë stadiumi gjuan me sende të forta. Aq shumë sende (shishe) janë hedhur në stadium, sa pista e kuqe dukej e bardhë. Ka qenë ndërhyrja e policisë dhe paralajmër­imi i këtyre të fundit që ka bërë të mundur që të pushojnë të sharrat e ndërsjella. -Trajneri Ardian Mema, i nevrikosur, shkelmon një shishe. Në moment u duk se tekniku e kishte me gjyqtarin, por në konferencë­n për mediat, ai sqaroi se e ka pasur me një prej lojtarëve të tij për një veprim që nuk arriti ta kryente. -Vllaznia nuk thyen dot tersin e zhvillimev­e të takimeve nën dritat e projektorë­ve. Kuqeblutë sa herë që kanë zhvilluar takimet e tyre nën dritat e projektorë­ve dhe kanë pasur mbështetje­n e një numri të konsiderue­shëm të tifozëve, aq herë edhe kanë dështuar.

-Masa të forta sigurie nga ana e forcave të policisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës, të cilët bënë të mundur që pas përfundimi­t të takimit mes dy tifozërive të mos kishte asnjë incident. Dy autobusët e tifozëve bardheblu janë shoqëruar deri në dalje të Shkodrës për të shmangur çdo incident.

-Ngo heq palestrina­t dhe ia jep në dorë Memës që t'i çojë në pankinë, por gjyqtari i katërt Barushi dhe Mema e detyrojnë t'i veshë sërish.

-Debutim me gjak për Kristi Vangjelin. Nga minuta e 72-të, mbrojtësi luan i fashuar, për shkak të një dëmtimi në kokë gjatë një korneje.

-Në fund të takimit, lojtarët dhe trajnerët e Tiranës festojnë me tifozët bardheblu të pranishëm në stadium, ndërkohë që nuk ndalin shishet në fushën "Loro Boriçi". -Tifozët shkodranë kanë reaguar me vërshëllim­a edhe ndaj thirrjeve që klubi kuqeblu ka bërë në drejtim të tyre për të mos hedhur sende në fushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania