Panorama Sport (Albania)

Suad Lici: Jorgji i jep penallti vetëm Kukësit

Administra­tori i Vllaznisë: Të mos na shohin si ekip bashkie

-

Suad Lici i ka kujtuar Enea Jorgjit ndeshjen e Kukësit tri vite më parë, kur vendoste fatet e kampionati­t. Administra­tori i Vllaznisë pohon se humbja nuk erdhi vetëm prej tij, por u bën apel gjyqtarëve të jenë më të kujdesshëm. "Më vjen keq për gjithçka që ndodhi sot. Prisnim që të arrinim një tjetër rezultat pozitiv dhe mendoj se ishim në rrugën e duhur. Për këtë mendova para takimit të motivoj me premio personale prej 5 milionë lekësh në rast fitoreje. E mendoj se ekipi u mundua për të shkuar tek ajo. Por, nga sa kemi shikuar edhe më pas, por edhe në ato momente, gjyqtari na mohoi dy 11-metërsha në ato momente kur edhe shifrat e rezultatit ishin 0-0. Ndoshta shifrat mund të kishin folur ndryshe. Më vjen keq për ngjarjet që ndodhen në stadium. Nuk duhet që të kishin ndodhur, pasi janë në dëmin tonë. Por, thashë se çdo shkak e ka edhe një pasojë dhe reagimi i tyre erdhi pas atij momenti që neve na u mohua një ndërhyrje ndaj Likës. Ndërsa për sa i përket takimit, mund të them se gabuam në të dyja momentet dhe më shumë ia dhuruam fitoren sesa ata e morën me zotësi", deklaroi Lici pas ndeshjes për "Panorama Sport". Ndërkaq, në "Zona Gol", ai ka lëshuar kritika të forta në adresë të arbitrave. "Arbitri Jorgji është i gatshëm t'i japë penallti Kukësit, por për Vllazninë nuk e sheh. Nuk e gjej arbitrin fajtor, por në çdo komunikim me lojtarët që ka pasur gjatë ndeshjes, nuk ka qenë korrekt. Deri në minutën e 60-të, Vllaznia u përball denjësisht me Tiranën. Kur pësuam, patëm edhe një shok psikologji­k. Sikur të jepej ajo penallti, do të bënim një paraqitje tjetër. Jam i kënaqur, gjithsesi. Pushimi 15-ditor do të na shërbejë për t'u konsolidua­r. Them që Vllaznia do të jetë një nga 3-4 ekipet më të mira. Tifozët mos i mendoni budallenj, sepse e kanë parë qartë. Shkodranët i duartrokas­in edhe rivalët, por me këtë sjellje të Jorgjit, në vite ndaj Vllaznisë, sjell edhe këtë gjë. Vllazninë të mos e shohin si ekip bashkie", tha Lici.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania