Panorama Sport (Albania)

Mema: Ishte penallti për Vllazninë, ne shpërdoroj­më shumë

"Tension i panevojshë­m, por duhet të jemi më të thjeshtë"

-

Ardian Mema ishte i kënaqur për fi toren në Shkodër, ama kritikoi ashpër skuadrën e tij me rastet që humbi para portës. Në shënjestër ishin të gjithë futbollist­ët veteranë, ndërkohë që Mema pranoi se në pjesën e parë, Vllaznia e vuri në vështirësi ekipin bardheblu. Trajneri kërkoi nga ekipi i tij më shumë thjeshtësi, si edhe më shumë gola. Në intervistë­n për "SuperSport", trajneri i Tiranës ka edhe burrërinë të pohojë publikisht se rasti i Vllaznisë në minutën e 8-të ishte penallti, duke u treguar i ndershëm.

Është kjo Tirana që keni në mendje?

Në pjesën e parë, Vllaznia na vuri në vështirësi. Jo se po bënte sulme, por ishte një kundërshta­r që luftoi shumë. Po mundohej të na kapte në befasi. Në pjesën e dytë u qetësuam prej golit dhe ra presioni. Mendoj se duhej të shënonim më tepër gola dhe jam i mërzitur te kjo pjesë. Mund të shkonim 4 apo 5 me zero. Me këta lojtarë do të flas, sidomos me ata me më tepër eksperienc­ë. Duhet të shënojnë, të bëjnë punën e tyre, për atë paguhen. Ne duhet të bëjmë fitore, jo shou.

Hasani ka shpërdorua­r shumë. I referoheni atij apo të tjerëve?

Nuk po them vetëm për Hasanin, ka edhe të tjerë. Hasani e bëri punën e tij shumë mirë, por duhet të jetë më i thjeshtë. Kjo do të na çojë përpara.

A funksionoi dyshja e mesfushës Çelhaka-Batha? Ekipi rri gjatë në fushë dhe kundërshta­ri ju kap në shpejtësi?

Dy qendrat e mesfushës ishin poshtë, më pas spostova Bathën më lart. Vërejtja është e drejtë, dy qendrat duhet të shkurtojnë distancën më tepër, flas për qendrat e mbrojtjes. Këto gabime do të

jenë pjesa e analizës sime.

Tri ndeshje, zero gola të pësuar. Ka ndryshuar mbrojtja?

Mendoj se ardhja e Osmanit është vlerë e shtuar te ne. E bën punën shumë mirë. E kam dhe si zëvendësin tim në fushë, e mban ekipin në vëzhgim. Jep informacio­n edhe për të tjerët. Osmani ka qenë pjesa e rëndësishm­e e mbrojtjes këto tri ndeshje. Edhe kundërshta­ri ka pasur mundësi, por të ndihmon edhe fati ndonjëherë. Të shohim në ditët në vazhdim, ndeshjet do të jenë edhe më të forta.

A ju favorizoi arbitri, duke mos akorduar një penallti që në fillim?

Këto çështje janë pjesë e lojës, por rastin nuk e kam parë. Më thanë që Çelhaka ka bërë faull. Tani që po e shoh, mendoj se është penallti. E vërtetë! Lojtarët tanë duhet të kenë shumë kujdes te zona.

E prisnit kaq shumë tension në Shkodër?

Tensioni në fushë ishte i panevojshë­m fare. Filloi që te Lika kur kërkoi penallti. Penalltia e parë ishte, por kjo e Likës nuk e di... Ne duhet të ulim tensionet si klube, ndeshjet duhet të zhvillohen në kushte normale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania