Panorama Sport (Albania)

Teuta shpërthen kundër Luftëtarit

Kryevepër e Avdylit, zhbllokohe­t edhe sulmuesi Nikaç. Goli i Filit nuk mjafton për bluzinjtë

- ZAMIR QYPI

Teuta shpërthen ndaj Luftëtarit dhe ndan me Tiranën përkohësis­ht kreun e renditjes. Skuadra e Bledi Shkëmbit ka qenë cinike në ndeshjen e djeshme dhe pavarësish­t rezultatit 3-1, loja e durrsakëve ka shfaqur luhatje, madje duke e futur ndeshjen në situata të rrezikshme. Gjirokastr­itët ishin disi të pafat, pasi e nisën takimin duke goditur traversën, e më pas e pësuan tri herë prej gabimeve foshnjarak­e në mbrojtje. Florent Avdyli shënoi një supergol pas një goditjeje me të majtën nga rreth 25 metra, ndërsa u zhbllokua pas tri javësh kampionat edhe sulmuesi Darko Nikaç. Sefte për këtë sezon e bëri edhe mesfushori shkodran, Uendi Vecaj, ndërsa goli i Realdo Filit ishte shumë pak për bluzinjtë, të cilët vuajtën shumë dobësinë e repartit mbrojtës. PJESA E PARË

Start me ritëm të lartë në Durrës, ku fillimisht është Lorenco Vila që ka mundësinë më të mirë për të shënuar, por gabon para portierit. Kundërpërg­jigjen menjëherë gjirokastr­itët, që me anë të sulmuesit Andi Renja, godasin traversën. Janë minuta të mira për miqtë, të cilët dalin mirë nga krahët e sulmit, duke u bërë rrezik konstant me Filin, Renjën dhe Likën. Teuta nuk del në lojën e vet për shumë minuta dhe shpesh te të besuarit e Shkëmbit ka shenja nervozizmi. Megjithatë, një aksion model ndryshon gjithçka si me telekomand­ë. Kombinimi Avdyli-Todorovski-Nikaç finalizohe­t me golin e këtij të fundit. Teuta merr zemër dhe krijon presion të vazhdueshë­m edhe pas avantazhit, ndërsa gjirokastr­itët duken të shthurur në mbrojtje. Dushkaj, Isufi, Lala dhe greku Prikas e kanë të vështirë të lexojnë si duhet aksionet e vendësve. Goli i dytë i Teutës vjen afër fundit të pjesës së parë, ku pas një devijimi të gabuar të holandezit Hilgen, Vecaj nuk fal. Me 2-0 "djemtë e detit" shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes. PJESA E DYTË

Trajneri i Luftëtarit, Klodian Duro, largon Dushkajn dhe Renjën, për të hedhur në fushë Ahmetajn e Oshafin. Reagimi i bluzinjve nuk ka forcën e duhur dhe për të vulosur fitoren e Teutës mendon Avdyli me një "predhë" nga distanca. Rezultati 3-0 kaloi në eufori durrsakët, që menduan se ndeshja kishte përfunduar, por Luftëtari reagoi menjëherë pas aktivizimi­t të sulmuesit holandez, Angelmo Vyent. Ky i fundit i jep një asist

Filit, që shkurton diferencën, e më pas i afrohet golit të dytë. Gjirokastr­itët dominojnë në 20 minutat e fundit, ndërsa Teuta administro­n rezultatin dhe kap disa herë në befasi Luftëtarin përmes kundërsulm­eve. Megjithatë, gjithçka u mbyll me shifrat 3-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania