Panorama Sport (Albania)

Duka e Gjici "bekojnë" durrsakët

-

Rreth 1300 tifozë ndoqën sfidën mes Teutës dhe Luftëtarit, teksa loja e të dyja skuadrave kënaqi të pranishmit. Në tribunën VIP të stadiumit, krahas drejtuesve të klubit durrsak, Edmond Hasanbelli­u dhe Adrian Bardhi, ra në sy prania e presidenti­t të FSHF-së, Armand Duka. Mirëpo, nuk ishte vetëm kjo e veçantë, pasi gjatë pjesës së parë ishte i pranishëm në krah të Dukës dhe drejtuesve durrsakë edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit u largua pas pjesës së parë, por gjithsesi i shijoi dy golat e Teutës dhe batutat nuk munguan. "Panorama Sport" ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Sherif Kallaku, Fabian Beqja dhe Arbër Çyrbja ishin të dëmtuar dhe nuk u aktivizuan dje, teksa e ndoqën ndeshjen së bashku nga tribuna.

* Në minutën e 42-të Arapi dhe Isufi u kapën prej fanelle, u shtynë dhe më pas arbitri i ndëshkoi të dy me kartonin e verdhë. * Albano Aleksi dhe Rustem Hoxha luajtën me statusin e ishit kundër Luftëtarit, pasi të dy kanë qenë pjesë e bluzinjve në sezonin e kaluar. Ndërsa Klinti Qato, që tashmë luan me gjirokastr­itët, nuk mundi të ishte në fushë duke sfiduar Teutën si ish-lojtar i saj.

* Për herë të parë ne formacioni­n e Teutës luajtën së bashku Emiljano dhe Lorenco Vila. Të dy janë djem xhaxhallar­ësh. * "O Dushkaj, o Dushkaj! Rri more djalë në pozicion", ishin thirrjet e Duros për mbrojtësin e krahut, derisa e zëvendësoi pas pushimit.

* Në përfundim të ndeshjes, stafi i Luftëtarit kontestoi ashpër arbitrin, pasi sipas tyre i mohoi një penallti.

 ?? FOTO:F.HAZISLLARI ?? Lojtarët e Teutës festojnë pas golit të dytë
FOTO:F.HAZISLLARI Lojtarët e Teutës festojnë pas golit të dytë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania