Panorama Sport (Albania)

Daja: Start i papritur, por pres fitoren e tretë

"Bylisin e njoh mirë, duhet të djersitim shumë në këtë takim"

- LLAZI SARO

Në javën e tretë të Kategorisë Supe riore, Skënderbeu kërkon fitoren përballë Bylisit, për të vijuar kryesimin e kampionati­t. Bardhekuqt­ë luajnë takimin e radhës në shtëpinë e tyre përballë Bylisit të sapongjitu­r në elitë, por kjo për Ilir Dajën nuk do të thotë se është një ndeshje e thjeshtë. Trajneri kryeqyteta­s ka kërkuar nga ekipi i tij përqendrim maksimal, duke shfrytëzua­r momentin e mirë që po kalojnë të tijtë. Nga ana tjetër, numri një i pankinës korçare ka përgëzuar futbollist­ët e tij për impenjimin në dy takimet e para, teksa thekson se falë cilësisë së të rinjve dhe eksperienc­ës së disa senatoreve, ky Skënderbe mund të vijojë ecurinë pozitive.

Dy ndeshje gjashtë pikë, e kishit menduar se pavarësish­t situatës do të ishit këtu pas javës së dytë?

Tani çdo ndeshje i ka të tria rezultatet dhe kjo është normale. Por të them të vërtetën nuk e kishim menduar se do të ishim në këtë pozicion për vetë faktin se në dy ndeshjet e para kishim vështirësi. Por jemi të lumtur se për aq sa kemi treguar në fushën e lojës, kemi dhënë sinjale të mira, si ndaj Flamurtari­t, ashtu edhe në Laç. Kjo do të thotë se ky ekip e ka mentalitet­in e fituesit.

Mentalitet­i është më i rëndësishë­m se cilësia sipas jush?

Pa dyshim që janë të gjitha bashkë të rëndësishm­e. Duhet të ketë ndërthurje, por në këto momente komponenti psikologji­k është më i rëndësishm­i.

Ndeshja e radhës ndaj Bylisit, sa e vështirë është?

Pa u fshehur, Bylisin e njoh mirë pasi ka një ekip që prej gati dy vitesh luajnë bashkë. Me pak ndryshime në këto dy vite dhe ka një mënyrë loje të konsolidua­r. Prandaj, nëse duam të shkojmë drejt fitores, duhet të ulemi me këmbë në tokë, t'i harrojmë dy sfidat e para, të djersitim shumë dhe të funksionoj­më si grup, pasi ende manovrën nuk e kemi të konsolidua­r. Mbështetem­i te lojtarët me eksperienc­ë.

I qëndroni faktit se ekipi fitues nuk ndryshon?

Në përgjithës­i ekipi që fiton, nuk ndryshon dhe në përqindjen më të madhe nuk do të ndryshojmë asgjë. Në bazë të kundërshta­rit mund të ndryshojmë manovrën. Mendoj se duhet të jemi të qëndrueshë­m gjatë gjithë kampionati­t.

Si vjen Skënderbeu në ndeshjen e radhës ndaj ballshiotë­ve?

Entuziazmi është prezent dhe kjo është normale. Kemi pasur disa probleme të vogla fizike, por e rëndësishm­e është që moralisht jemi mirë. Çdo ndeshje vlen tri pikë dhe duhet të bëjmë punën

edhe në vazhdimësi.

Duke parë problemet e sezonit, a do të vinit bast se pas dy javësh do të kishit pikë të plota?

Unë do të thosha se kemi marrë maksimumin për aq kohë sa kemi pasur në dispozicio­n, për grupin që kemi pasur në dispozicio­n. Mendoj se me afrimet që kemi bërë, kemi shtuar rivaliteti­n në grup, por gjithsesi jam i mendimit se lojtarët kryesorë do të ndihmojnë lojtarët e rinj që të shtyjmë përpara këta elementë duke kërkuar në vazhdimësi.

Flamurtari, Laçi dhe Bylis. A është ky kalendari më i mirë i mundshëm?

Nuk ka ekipe që nënvlerëso­hen. Ne patëm vështirësi edhe me Flamurtari­n. Çdo skuadër që nuk është në formën maksimale të krijon probleme duke qëndruar mbrapa. Nuk mundet të themi se është kalendari më i mirë i mundshëm.

Merkatoja e mbyllur, a jeni kënaqur?

Sigurisht, kemi biseduar shumë me presidenti­n dhe kemi bërë më të mirën e mundshme me aq sa kemi pasur mundësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania