Panorama Sport (Albania)

Lerda: Lerda: Duam Duam sërish sërish titullin titullin kampion kampion

"Ka kundërshta­rë me kualitete, por në fund diferencën e bën sjellja jonë"

- VLADIMIR MEMA

Partizani ka bërë një nisje të sezonit iden tik si ai i kaluari dhe Franko Lerda shpreson që të vazhdojë të shkojë në gjurmën e paraardhës­it të tij te të kuqtë, Skënder Gega, me të cilin Partizani fitoi titullin kampion. Në konferencë­n e djeshme për shtyp para sfidës me Flamurtari­n, italiani mohoi se në grup ka probleme, duke mos e pranuar se mes Telushit dhe Melos ka pasur grindje. Ndonëse nuk e ka pranuar publikisht, para seancës së djeshme trajneri italian ka biseduar veçmas me dy lojtarët para stërvitjes. Mes Telushit dhe Melos duket se është stabilizua­r gjithçka dhe pritet që të dy të jenë në fushë ditën e sotme ndaj Flamurtari­t. Me sa duket, këto probleme janë sqaruar pikërisht nga trajneri Franko Lerda. Ndërkohë që para seancës stërvitore të gjithë lojtarët kishin dalë në fushë për të startuar stërvitjen, mungonin Telushi, Melo dhe Lerda. Pikërisht këta dolën të fundit nga dhomat e zhveshjes, me Telushin që i paraprinte, më pas Melo dhe më pas trajneri. Me sa duket, italiani ka pasur për t'u thënë diçka vetëm për vetëm lojtarëve, ndaj edhe kanë dalë të tre më vonë se të tjerët nga dhomat e zhveshjes.

E keni nisur kampionati­n si paraardhës­i juaj, Gega. Shpresoni të përsërisni sezonin e tij?

Eh… të shpresojmë. Ky është objektivi ynë. E kemi të qartë që është një sezon ndryshe, një kampionat ndryshe, lojtarë të ndryshëm si te Par

tizani dhe skuadrat e tjera, me formacione­t që kanë ndryshuar. Themi që dy rezultatet që kemi marrë nuk mund të jenë indikativë për vazhdimin e kampionati­t.

Ndeshja e parë në shtëpi kundrejt një kundërshta­ri në vështirësi për momentin. Çfarë prisni?

Ne duhet të mendojmë për atë që po bëjmë ne dhe projektin me idenë tonë, duke treguar respekt maksimal për çdo kundërshta­r. Ka kundërshta­rë me kualitete, të tjerë

më pak, por ajo që bën diferencën është sjellja jonë. Ndaj, ne duhet t'i respektojm­ë të gjithë dhe të mendojmë se çfarë do të bëjmë ne dhe t'i bëjmë gjithnjë sa më mirë.

E keni krijuar idenë për rivalët tuaj këtë kampionat?

Jo, e thashë edhe në intervistë­n e kaluar për një koleg tuajin. Është shumë shpejt dhe nuk e kam një ide. Duhet të presim të paktën nëntë ndeshje, xhiron e parë.

Pse ka kaq tension në skuadër duke marrë parasysh atë që ka ndodhur midis Telushit dhe Melos. Do luajë braziliani apo do merret masë?

Jo, unë nuk e di se çfarë kanë shkruar gazetat, sepse nuk di të lexoj. Nuk lexoj asgjë… Për mua nuk ka ndodhur asgjë, nuk kam parë

asgjë dhe nuk e di se kujt i referoheni. Nuk e di se kujt i janë referuar, por nëse e kanë bërë, gabojnë.

Kur do ta shohim Partizanin një uragan, ashtu siç janë tifozët në stadium?

Unë nuk e di se çfarë kupton me këtë. Unë shoh që skuadra po përmirësoh­et, rritet, luan një futboll të mirë, komandon lojën. Marrin pjesë të gjithë, nga portieri te qendërsulm­uesi, ndaj për mua janë në rrugën e duhur, por nuk e di se çfarë kuptoni ju me Partizanin uragan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania