Panorama Sport (Albania)

"Solomon luan me Flamurtari­n, e paguan vetë gjobën"

-

Trajneri Franko Lerda me sa duket te Partiznai ka për detyrë të mendojë vetëm për përgatitje­n e skuadrës në fushë, duke mos e "vrarë mendjen" se çfarë ndodh me çështjet e klubit jashtë këtij terreni. Kjo gjë u la të kuptohet dje, kur trajneri u pyet nga mediat për dënimin shtesë të dhënë nga Disiplina për Theofilus Solomon. Lerda i kishte llogaritë me nigerianin në fushë dhe për gatishmëri­në e sulmuesit ai pyeti drejtorin e përgjithsh­ëm Olsi Rama, i cili ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp. Konfirmimi­n "live" për Solomonin që do të luajë ndaj Flamurtari­t, italiani e mori nga drejtori Olsi Rama, i cili pohoi se sulmuesi do ta paguajë vetë gjobën. Disiplina e dënoi me dy ndeshje Solomonin për incidentin që pati ndaj Bruno Lulajt në ndeshjen me Kukësin, por duke ditur se ka shlyer gjysmën e pezullimit, pjesën e mbetur të dënimit mund ta shlyejë duke paguar një gjobë rreth 1 milion lekë. Ja pyetja që iu bë trajnerit për nigerianin dhe dialogun që Lerda pati nga salla me drejtorin

Olsi Rama: A ju ka prishur punë dënimi i Solomon? Apo klubi do paguajë gjobën për ta pasur të gatshëm? (Lerda habitet dhe nuk e kupton pyetjen dhe përkthyesi ia sqaron se ka një vendim të Komisionit të Disiplinës për të mos luajtur sulmuesi edhe në ndeshjen me Flamurtari­n. Lerda pyet sërish përkthyesi­n: Por, Solomon mund të luajë apo jo?) Më falni, unë e di që mund të luajë. "Olsi (Rama), - pyet Lerda, Solomon mund të luajë, sepse nuk po kuptoj"? Olsi Rama i kthehet nga salla: "Solomon do e paguajë vetë gjobën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania