Panorama Sport (Albania)

"Asnjë nënvlerësi­m, duhet të shënojmë sa më shpejt"

-

Përkrah trajnerit Lerda në konferencë për shtyp doli edhe mbrojtësi Egzon Belica, i cili beson te fitorja në shtëpi ndaj Flamurtari­t, ndonëse e respekton shumë kundërshta­rin për emrin që ka. Në lidhje me ndryshimet në skuadër, Belica e pranon që është një mënyrë e re pune, por kjo nuk përbën problem për të kuqtë, duke e konsiderua­r edhe si një privilegj për këdo që është pjesë e kësaj skuadre. Egzon, si e ndieni veten me mbrojtjen me tre?

Është një skemë e re, edhe mënyra e punës në stërvitje është e re. Mbrojtja me tre ose me pesë është diçka e re edhe për mua, por këto janë vendime të trajnerit dhe ne si lojtarë duhet të bëjmë më të mirën, si për veten tonë dhe për të fituar ndeshjet. Është pak më ndryshe se mbrojtja me katër që kemi luajtur vjet, por ne si lojtarë e mirëpresim dhe vazhdojmë ashtu si vendos trajneri dhe shpresoj të bëjmë më të mirën. Si është gjendja e grupit të lojtarëve? Gjendja është shumë e mirë, me lojtarët e rinj që mundohen të mësojnë si ne. Është sistem krejt i ri pune për ne, po bëjmë shumë taktikë në stërvitje dhe shpresoj që nga ndeshja në ndeshje të bëjmë edhe lojëra më të mira. Lojtarët që kanë ardhur, së pari janë djem të mirë dhe më pas futbollist­ë të mirë. Ndeshja e parë në shtëpi me tifozët, si e prisni?

Flamurtari nuk është si ekipi i vjetshëm, por është skuadër me emër të madh dhe do bëjmë maksimumin. Do mundohemi të hapim ndeshjen sa më parë, që ta bëjmë më të lehtë edhe për veten tonë. I druheni euforisë, duke parë gjendjen e kundërshta­rit?

Jo, aspak. Nuk është se ka pas ndonjë lloj euforie dhe nuk i druhemi. Sa përgjegjës­i është të jesh pjesë e Partizanit?

Të jesh pjesë e Partizanit është privilegj dhe nder i madh. Po mundohemi të bëjmë më të mirën edhe për ne si lojtarë dhe për klubin. Është përgjegjës­i e madhe, por kur vjen këtu, i mendon të gjitha. V.Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania