Panorama Sport (Albania)

Sadedini: Na kënaq edhe një pikë

"Tri takime në 10 ditë ishin tepër për ne, sot do të bëjmë disa ndërrime"

- ERMAL SIKA

Një tjetër ndeshje ferri, Flamurtari do të tentojë sot që të dalë të paktën me një pikë nga Tirana. Ndeshja me kampionët në fuqi të Partizanit nuk do të jetë aspak e lehtë. Trajneri i Flamurtari­t, Dritan Sadedini, i di fare mirë vështirësi­të e kësaj ndeshjeje. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri Sadedini shpreson që në këtë takim të besuarit e tij të bëjnë mirë, pavarësish­t se është i ndërgjegjs­hëm se do të jetë e vështirë, por do t'i gëzohet edhe barazimit. "Ne i dimë vështirësi­të që ka kjo sfidë. Partizani është kampioni në fuqi. Do të përpiqemi që me mundësitë tona që kemi, të nxjerrim një ndeshje sa më të mirë. Kemi 10 ditë që flasim për ngjeshjen e kalendarit. Faktikisht për ne tri takime në javë, në këto momente, ishin tepër. Besoj se djemtë do të përpiqen të nxjerrin më të mirën ndaj Partizanit. Jemi përpjekur që gjatë këtyre ditëve të bëjmë disa ndërrime. Të lëvizim lojtarë, të nxjerrim në bazë të mundësive të stërvitjev­e që kemi pasur, por do të përpiqemi që disa djem t'i ruajmë, disa t'i mbajmë rezervë, disa t'i përdorim dhe kështu që do të kemi lëvizje në formacion për ndeshjen me Partizanin. Në këto momente jemi të kënaqur edhe me një pikë. Por, në futboll nuk i dihet. Gjithmonë Flamurtari është një ekip që luan për fitore", tha Sadedini. Trajneri i Flamurtari­t ka komentuar edhe pushimin e kampionati­t që në këtë moment të vështirë për kuqezinjtë është mjaft pozitiv. "Pauza e kampionati­t na vjen në një moment të vështirë dhe për mirë. Do të përpiqemi që me stërvitje të përgatitem­i 10 ditë. Mendoj se pas pauzës Flamurtari do të vijë më mirë", u shpreh Sadedini.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania