Panorama Sport (Albania)

Starova: Na morën shpirtin me orarin, Shpëtim Duron e kam mik

Laçi pret pikët e para sezonale, trajneri: Ekipi është i motivuar

-

Sulejman Starova shpreson që Laçi i tij të marrë pikët e para në këtë sezon të Superiores, edhe pse thotë se dueli me Kukësin është shumë i vështirë. Numri një i kurbinasve u ka thurur elozhe rivalëve, por thotë se ekipi i tij do të kërkojë të luajë si i barabartë ndaj tyre. Starova ka besim dhe ky besim buron prej ndeshjeve të mira që skuadra ka bërë deri tani. Ai nuk është aspak i kënaqur me orarin kur do të luhet sfida mes Kukësit dhe Laçit.

KRIZA- "Jemi në krizë pikësh, por kampionati është shumë i gjatë dhe do të luajmë nga 4 herë me të gjitha skuadrat e tjera. Jemi në krizë pikësh, por jo në krizë loje. Kjo më bën optimist për të ardhmen dhe shpresoj të rikthehemi te rezultatet pozitive".

DURO- "Nuk kam polemika me Duron. Unë jam mik i tij dhe i gjithë trajnerëve të tjerë. Ne trajnerët duhet të bëjmë punën tonë dhe nuk duhet të përfshihem­i në të tilla çështje".

ORARI- "Na e kanë marrë shpirtin, por s'kemi çfarë të bëjmë. Të luash në orën 16:00 nuk është aspak e lehtë. Neve na ka ndodhur t'i luajmë të gjitha ndeshjet në këtë orar gjithmonë. Të tjerat kanë luajtur edhe në orën 19:00. Më vjen keq për lojtarët, për të dyja skuadrat. Sidomos për futbollist­ët e mi, të cilët e kanë ndeshjen e tretë në këtë orar".

NDRYSHIMET- "Skemat dhe strategjia ndryshon gjithmonë, madje edhe brenda lojës. Lojtarët dhe skuadra është e përgatitur për të bërë një ndeshje të mirë. Të shohim se çfarë mund të ndodhë, por kam shumë besim për këtë sfidë. Jemi një nga skuadrat më të reja në kampionat, kemi një grup fantastik dhe har- monik".

OPTIMIZËM- "Shpresojmë të luajmë mirë, por rezultatin nuk mund ta parashikoj. Atë e di Zoti. Luajmë ndaj ekipit më të mirë të momentit në kampionat. Ata kanë pikë të plota dhe kanë marrë një fitore të rëndësishm­e ndaj skuadrës kampione të kampionati­t. Kanë një bollëk lojtarësh cilësorë dhe skuadra është në gjendje të mirë. Por edhe për ne është një sfidë shumë e rëndësishm­e për të matur forcat tona. Kemi pretenduar se mund të luajmë si të barabartë me ekipet si Kukësi, Partizani, Tirana dhe Teuta. Do të provojmë të luajmë mirë siç dimë dhe shpresoj të marrim pikë. Por loja i ka të tria rezultatet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania