Panorama Sport (Albania)

Duro: Kukësi s’ndalet, Abazaj më ka befasuar

"Do të shkojmë larg, por ekipi mund të përmirësoh­et"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi po udhëheq kampionati­n sh qiptar ku në dy javë ka arritur të marrë 6 pikë të plota. Verilindor­ët kanë fituar ndaj Partizanit në sfidën hapëse, ndërsa kanë salduar dhe Flamurtari­n në transfertë. Tashmë tekniku Shpëtim Duro kërkon fitoren e tretë radhazi, por 59-vjeçari qëndron me këmbë në tokë e pohon se në futboll janë të tria rezultatet. Në një intervistë për "Panorama Sport", kreu i pankinës beson tek ekipi, pasi edhe pse ndeshjet janë të ngjeshura e koha e shkurtër, skuadra do t'i arrijë objektivat.

Do keni përballë Starovën, i cili ka zero pikë në dy ndeshje. E bën edhe më të vështirë kjo apo më të lehtë për ju ngaqë Laçi ka presionin e pikëve, ndërsa ju jeni më të qetë?

Laçin e vlerësoj jo nga pikët, por nga skuadra që kanë. Është një ekip që ka tre muaj që luan nga Kupat e Europës së bashku. Në këto dy ndeshje duhet të merrnin më shumë se çfarë kanë marrë.

Ju shqetëson fakti që u ndërrua prapë stadiumi dhe për më tepër do luhet në orën 16:00, në pikë të vapës?

As më bezdis, as më shqetëson stadiumi, por orari i ndeshjes për arsye të temperatur­ave të larta, të cilat ndikojnë në ritmin e lojës së ekipit.

Do zhgënjehes­hit nëse nuk do i merrnit tri pikët në këtë takim?

Në futboll nuk ka zhgënjim, pasi një ndeshje futbolli ka tri rezultate. Natyrisht, ne do luajmë të arrijmë objektivat tanë. Hyjmë në fushë, në këtë ndeshje e ndaj cilitdo ekipi për ta fituar atë. Por, e thashë dhe më sipër, në futboll janë të tria rezultatet të pranishme. Objektivi ynë është të mos ndalemi.

Çfarë po ndodh me Musollin, ju shqetëson dëmtimi i tij që në dukje duket i lehtë, por pa u rikuperuar plotësisht mund të rrezikojë sërish?

Musolli është një lojtar i rëndësishë­m për ekipin tonë. Ai është i gatshëm për të luajtur dhe është stërvitur rregullish­t me skuadrën.

Si është gjendja e Abazajt, po ju kënaq në stërvitje? Çfarë prisni nga ai dhe nga i gjithë ekipi?

Abazaj më ka befasuar me ritmin se si punon në stërvitje,

por dihet që nuk është në njëqind përqindësh­in e formës së tij. Pres shumë nga Abazaj dhe jo vetëm nga ai, por nga i gjithë ekipi. Kam besim te lojtarët e mi, po punojnë mirë, me seriozitet dhe me vullnet të plotë.

Ju keni fituar dy ndeshje, çfarë pret Duro të përmirësoj­ë më shumë?

Kemi fituar dy ndeshje, por ajo që më kënaq më shumë është mënyra e lojës, megjithëse kohën e kam pasur të shkurtër. Më vjen shumë mirë që lojtarët po i përthithin dita-ditës mendimet dhe idetë e mia për

mënyrën sesi luajmë. Me forcën, grupin inteligjen­t e të bashkuar kërkojmë të shkojmë larg.

Jeni kompletuar, duke qenë se merkatoja mbyllet në mesnatë, mund të ketë ndonjë surprizë nga Kukësi në lidhje me ndonjë afrim?

Ekipi është i kompletuar dhe nuk kam nevojë më për lojtarë. Po punojmë shumë që futbollist­ët të harmonizoh­en mirë me njëri-tjetrin në stërvitje e pastaj në ndeshjet zyrtare. Jam shumë i kënaqur, pasi me kaq pak kohë, ata po fillojnë të lidhen mirë dhe po shfaqin aftësitë e tyre pozitive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania