Panorama Sport (Albania)

“Ndiq ëndrrën 2019”, triumfon Tirana e Bledar Devollit

- Abdulla Dushku

Një traditë e re ka nisur para kampionati­t të të rinjve, një turne mes 6 ekipesh të kryeqyteti­t, i pagëzuar me emrin “Ndiq ëndrrën”. Për 3 ditë (29-31 gusht), në Kamzë janë luajtur takimet e këtij turneu, i organizuar nga Akademia e Futbollit, që drejtohet nga Alban Bushi, në bashkëpuni­m me FSHF-në. Dje është shpallur ekipi fitues, që mban emrin e Tiranës të drejtuar nga Bledar Devolli. Lojtari më i mirë i turneut u shpall Julian Tafa dhe portieri më i mirë Marvin Kodra. Ekipet pjesëmarrë­se ishin Tirana me trajner Bledar Devollin, Partizani me trajner Ylli Shehun, Dinamo me trajner Olsi Ukun, Akademia e Futbollit me trajner Sokol Bulkun, Football Republic me trajner Erbim Fagun dhe Internacio­nal Tirana me trajner Rrahman Hallaçin.

SHORTI-SKEMA - Fillimisht, u hodh shorti dhe u caktuan 3 çiftet e para: Akademia F–Dinamo 0-1, Partizani–Tirana 22 (1-4 p) dhe Football Republic–Internacio­nal 0-0 (2-4 p) ishin ndeshjet e ditës së parë, që nxorën fitues Dinamon, Tiranën dhe Football Republic, por kjo e fundit u tërhoq nga aktiviteti dhe vendin e saj e zuri Internacio­nali. Atyre iu bashkua edhe skuadra e 4-t më e mirë, që u vlerësua Partizani dhe u ndeshën mes tyre në ditën e dytë në gjysmëfina­le. Çiftet e nxjerra nga shorti ishin Partizani–Internacio­nal 1-1 (3-4 p) dhe Tirana–Dinamo 4-0, duke nxjerrë finalistë Tiranën me Internacio­nalin. Në finale Tirana e mundi thellë Internacio­nalin, 5-0, duke rrëmbyer kështu trofeun e këtij turneu. Vitin e kaluar këtë trofe e fitoi Akademia e Futbollit. FINALJA - Tirana ka shkatërrua­r Internacio­nalin 5-0. Skuadra e Devollit nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren. Që në pjesën e parë bardheblut­ë shënuan 4 gola me Zeren, Hasajn, Gjumsin dhe Elezin. Në pjesën e dytë shënoi edhe Tafa. CEREMONIA-GJYQTARËT - Një ceremoni e bukur, me dhurata dhe certifikat­a nderi, përveç medaljeve dhe trofeut. Organizato­ri Alban Bushi i dorëzoi kupën kapitenit bardheblu, Alban Çekut. Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, ka shpërndarë certifikat­at e nderit, kurse drejtori i Akademisë Tirana, Dejvi Muka, dhe përgjegjës­i i QKS Kamzë, Genc Xhafa, kanë shpërndarë medaljet. Finalja u gjykua nga një treshe arbitresh femra që mbajnë stemën e FIFA-s dhe vijnë pas disa ndeshjesh ndërkombët­are, Emanuela Rusta kryesore, Erinda Kume dhe Etleva Laraj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania