Panorama Sport (Albania)

Pogradeci “zbërthen” Kastriotin pretendent, dopietë e Jahajt

Shënon edhe Laçka, trajneri Abazaj kërkon një portier

- ROMEO XINXIFI

Pogradeci ka bërë një paraqitje mjaft dinji toze përballë Kastriotit në miqësore, duke fituar thellë, 3-0, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, në momente të caktuara loja nuk i ka shpëtuar nervozizmi­t mes lojtarëve. Liqenorët, nën drejtimin e trajnerit të ri, Ardian Abazaj, i cili kishte vetëm 4 ditë në stol, dhanë maksimumin, edhe pse kishin disa mungesa lojtarësh me peshë. Kastrioti po kryen fazën përgatitor­e në Ohër, në Maqedoninë e Veriut, dhe përfitoi nga afërsia për të luajtur këtë ndeshje, ku hasi vështirësi të mëdha, duke treguar se nuk është gati për kampionati­n që nis pas disa ditësh. Krutanët patën më shumë probleme, sidomos në sulm dhe në portë. Pogradecar­ët shënuan shumë shpejt, që në minutën e 11-të, kur Jahaj, mjeshtëri i goditjeve standarde, mposhti Stojanofsk­in, portierin që duket se po provohet te Kastrioti. Krutanët reaguan më pas, por qëndronin larg portës së pogradecar­ëve. Daci, Mehmeti dhe Bardhi kishin disa mundësi, më shumë nga goditjet standarde, por pa mundur të shënonin. Pjesa e dytë nisi pa zëvendësim­e, edhe pse veçanërish­t Pogradeci kishte shumë lojtarë në stol. Në minutën e 48-të, vendësit fituan një penallti me Liçkollari­n, i cili u pengua në mënyrë të parregullt në zonë. Jahaj u tregua i saktë edhe nga pika e bardhë dhe rezultati shkoi 2-0. Pas këtij momenti kanë filluar edhe zëvendësim­et e shumta te liqenorët, që e ulën disi ritmin e takimit. Në minutën e 85-të, Laçka do të shënonte edhe golin e tretë të ndeshjes me një goditje të saktë nga jashtë zonës. Një ndeshje e mirë për Pogradecin, kurse Kastrioti, me atë që tregoi në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, do ta ketë të vështirë ta synojë elitën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania