Panorama Sport (Albania)

Kursehet Besëlidhja, i mjafton Rustemaj

Skuadra cërrikase u paraqit mirë në këtë transfertë

- PRENG GJIKOLA

Në miqësoren ndaj Turbinës, Be sëlidhja kishte 4 mungesa titullarës­h, konkretish­t Dibrën, Gjorgjeviç­in, Kolecin dhe Bushin, megjithatë arriti të fitojë 1-0. Ishte fitorja e radhës për lezhjanët në vazhdën e testeve para nisjes së kampionati­t. Loja nisi në sulm nga të dyja skuadrat, që e kërkuan golin, por mbrojtjet respektive ishin të vëmendshme dhe shmangën çdo rrezik. Të parët rrezikuan futbollist­ët e Besëlidhje­s me Arsen Hajdarin, i cili ekzekutoi një goditje dënimi nga e djathta, por ishte e saktë mbrojtja cërrikase. Kamara ishte pa fat, kur goditi traun e portës së Kukës me kokë, pas një krosi të ardhur nga këndi. Përsëri Besëlidhja mjaft këmbëngulë­se, këtë herë me serbin Çokiç, i cili depërtoi në zonë dhe në dy

tentativa nuk mundi të shënonte. Turbina u shfaq afër zonës lezhjane në minutën e 20-të me Levendin, por mbrojtësi Moqi bëri një ndërhyrje të saktë. Vathi fitoi një goditje dënimi nga e majta e sulmit dhe atë e ekzekutoi veterani Roshi, por pa rezultat. Hoxha dhe Hajdari krijuan rastet e radhës për Besëlidhje­n, që sërish nuk u konkretizu­an me gol. Në sulm doli edhe mbrojtësi Arian Sheta, gjuajtja e të cilit u shpëtua nga portieri Kuka. Braziliani Romulo dhe serbi Çokiç u bënë protagonis­të në fundin e pjesës së parë me gjuajtjet e tyre, por rezultati mbeti i pandryshua­r.

Në pjesën e dytë, skuadrat dolën në fushë me pak ndryshime. Të parët që iu afruan zonës së rreptësisë ishin cërrikasit, ndërsa Hoxha dhe Hepaj për Besëlidhje­n rrezikun në dy momente. Në minutën e 63-të ishte Rustemaj, i aktivizuar vetëm pak minuta më parë, që zhbllokoi rezultatin, pas një sulmi të shpejtë nga e djathta dhe topin e kthyer në qendër të zonës e dërgoi në rrjetë. Në të 77-ën ishte përsëri Rustemaj që mund të dyfishonte, pas një krosi nga këndi prej E.Hoxhës, por topi kaloi ngjitur me pingulen e majtë të portës cërrikase. Çokiç gjuajti fort nga e djathta, pas një pasimi të Kamarasë, i vëmendshëm ishte portieri i Turbinës, që grushtoi. Në fundin e ndeshjes Besëlidhja krijoi disa raste të tjera, megjithatë takimi u mbyll me golin e vetëm të Rustemajt. Paraqitja ishte e mirë nga të dyja skuadrat, që janë duke formatuar formacione­t bazë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania