Panorama Sport (Albania)

Surprizon Besa huazon mesfushori­n e Kukësit

Kavajasit marin Armend Çajanin, presin edhe një brazilian e një ganez javën e ardhshme

-

Besës i duhen patjetër futbollist­ë të tjerë, madje të një niveli të lartë, që vërtet të pretendojë ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e skuadrës dhe stafi teknik e kanë të qartë situatën dhe çdo ditë përpiqen për përforcimi­n e grupit. Lëvizja e fundit te Besa është afrimi i mesfushori­t Armend Çajani, i cili vjen nga Kukësi në formë huazimi për një sezon. Lojtari nga Maqedonia e Veriut ka firmosur këtë verë për Kukësin, por, duke parë se hapësirat për 22vjeçarin janë të pakta te ky ekip, drejtuesit kanë pranuar ta huazojnë te Besa. Çajani konsideroh­et një lojtar me të ardhme dhe kavajasve pritet t'u bëjë punë, edhe pse është në një moshë të re. Ai do të bashkohet ditën e martë me skuadrën e trajnerit Gugash Magani. Më parë ka luajtur në Ligën e Dytë në Maqedoninë e Veriut, me Genç Kalemner, ndërkohë që është formuar si futbollist te Shkupi. Aktivizimi i rregullt te Besa do ta ndihmojë këtë lojtar të rritet në planin individual dhe njëkohësis­ht t'i shërbejë kësaj skuadre, që ka nevojë për futbollist­ë me kualitet në prag të kampionati­t të ri.

DY TË HUAJ

Nga burime pranë presidenti­t Nexhat Bizhdili mësohet se Besës do t'i bashkohen së shpejti edhe dy futbollist­ë të huaj, një brazilian dhe një ganez. Për momentin nuk ka detaje të tjera për këta dy futbollist­ë, për të cilët thuhet se kanë një nivel të lartë, por duhet të shihen në fushë. Gjatë ndeshjeve miqësore kavajasit kanë hasur jo pak vështirësi në të tria repartet, ndaj dhe trajneri Magani ka ngritur alarmin e përforcime­ve urgjente në skuadër. Skuadra ka pësuar shumë gola dhe ka hasur vështirësi në sulm. Alfred Zefi dhe Erion Xhafa, si dhe tre të rinjtë Shaqe, Shimaj dhe Hoxha nuk mjaftojnë për ta bërë Besën një skuadër me petk pretendent­eje, kështu që shpresat janë tek afrimet e fundit. Nëse ato do të jenë vërtet ato që mendojnë drejtuesit e klubit kavajas, atëherë mund të flitet për pretendime madhore, në të kundërt vuajtjet do të vazhdojnë për verdhezinj­të. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania