Panorama Sport (Albania)

Huazime pa fund, Kaçe te Larisa

Edi Reja e ka vendosur në listën e pritjes për sfidat me Francën dhe Islandën

- OLSI TUJANI

Ergys Kaçe ndryshon sërish skuadër. Mes fushori i Kombëtares shqiptare, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ka nënshkruar kontratën për të qenë pjesë e skuadrës së AEL Larisas për sezonin 2019-2020. Për futbollist­in kuqezi, ky do të jetë sezoni i katërt që do të aktivizohe­t në formë huazimi.

TRANSFERIM­I

Ergys Kaçe përfundoi sezonin e fundit me Panathinai­kos, por kjo e fundit nuk shfrytëzoi mundësinë e blerjes. Në këtë mënyrë, Kaçe u rikthye te PAOK me të cilin zhvilloi edhe dy periudhat përgatitor­e në Holandë. Mirëpo, klubi kampion në fuqi i Greqisë nuk i dha shanse atij në kualifikue­set për edicionin e ri. Kjo la në mënyrë të qartë të kuptohet se për shqiptarin nuk do të kishte vend në skuadër, teksa merkatoja duhet t'i ofronte atij një tjetër shans për të shpëtuar karrierën. Dje është mësuar edhe e ardhmja e mesfushori­t shqiptar. AEL Larisa do të jetë ekipi me të cilin Kaçe do të tentojë që të fitojë një vend titullari, për të bindur dhe pse jo, për të kërkuar që kartoni i tij të blihet në mënyrë përfundimt­are

nga PAOK. Shqiptari është huazuar edhe për një tjetër sezon nga skuadra e cila u shpall kampione e Greqisë në edicionin e fundit.

HUAZIMET

Teksa Edi Reja e ka lënë atë në listën e pritjes për dy

ndeshjet kualifikue­se ndaj Francës dhe Islandës, Kaçe ka mësuar edhe destinacio­nin e ri për vitin në vazhdim. Për shqiptarin ky do të jetë sezoni i katërt që do të luajë në formë huazimi. Epanomis, Plzen dhe Panathinai­kos janë skuadrat me të cilat ai ka luajtur i dhënë borxh nga drejtuesit dhe stafi teknik i PAOK. Në sezonin e fundit, me Panathinai­kos ai u aktivizua në 20 ndeshje dhe shënoi 2 gola si dhe dhuroi 2 asiste në gjysmën e dytë të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania