Panorama Sport (Albania)

Napoli shënon 4 gola, por fiton... Juventusi

Kampionët kryesuan deri në 3-0, por rrezikuan barazimin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nëse Seria A sivjet do të jetë e tillë, bëjmë mirë të rehatohemi deri në maj në poltronën e shtëpisë. Dueli i parë direkt për titullin kampion ishte një tornado emocionesh, një himn mes të pabesueshm­es dhe spektaklit. Por, në fund fiton sërish Juventusi. Bardhezinj­të, të cilët kishin dominuan për 60 minuta, në të cilat e panë veten në avantazh 3-0, papritur fiken totalisht. Dhe Napoli, pasi dërgon shifrat në 3-2 brenda dy minutash lojës, arrin të barazojë në mënyrë të pabesueshm­e në të 81-ën me Di Lorencon, por Kulibali në sekondat e fundit devijon gabimisht në portën e tij dhe i dhuron fitoren "Zonjës së Vjetër", një natë që napolitanë­t vështirë se do ta harrojnë shpejt.

JUVE DJALLËZORE

"Çfarë po na shohin sytë", pyesnin veten tifozët bardhezinj në "Allianz Stadium" deri në minutën e 66-të, duke qenë se deri në atë moment, bardhezinj­të thjesht kishin "asfaltuar" skuadrën e Ançelotit, në çdo detaj, në çdo formë, duke realizuar dy gola të parë fantastikë, por shijuan edhe të parën e Kristiano Ronaldos për këtë kampionat. Juventusi tregon se e ka kuptuar idenë e lojës që kërkon Sarri dhe kur lëshohen në sulm, e bëjnë me forca të shumta, një karvan i frikshëm për t'u ndaluar, si në rastin e golit të parë, kur Duglas Kosta, në minutën e 16-të bën 70 metra me top në këmbë nga zona e tij në brendësi të asaj të Napolit dhe pason për Danilon që debuton me gol, vetëm 29 sekonda pasi kishte zbritur në fushë. Por shampanjën vendos ta hapë Higuain, kur vetëm tri minuta më vonë, me një rrotullim mbi veten ofendon Kulibalinë dhe shkund rrjetën. Një Juve fantastike, aq më shumë kur në minutën e 62-të sheh edhe Ronaldon që me të majtën depoziton në rrjetë pas pasimit të Kostës.

DRAMA E KULIBALISË -

Gjithsesi, kur të gjithë nisën të ëndërronin për mbrëmje të tilla edhe në Champions, Juvja vendos të vetëvritet, të hedhë në erë spektaklin që dhuroi. Manolas ngushton diferencën në të 66-ën, por as që feston, pasi ndoshta edhe vetë Napoli nuk besonte se mund ta rikuperont­e këtë ndeshje. Por kalojnë vetëm dy minuta dhe Lozano prezantohe­t në mënyrën e duhur dhe dërgon shifrat në 3-2. Por, e pabesueshm­ja ndodh në të 81-ën, kur me një aksion fotokopje si në golin e Manolasit; top në shtyllën e dytë dhe De Lorenco këtë herë shtyn me këmbë dhe jo me kokë, duke i paraprirë "mister 75-milioneuro­shit" Matajs De Ligt. Gjithsesi, të pabesueshm­en e mposht drama, ajo e Kulibalisë, kur në minutën e 92-të, njeriu që i dhuroi dy vite më parë një fitore të paharruesh­me Mauricio Sarrit, vendos edhe dje që t'i bëjë sërish një dhuratë tjetër, por këtë herë si rival, pasi devijon në portën e tij krosimin pa shumë pretendime të Dibalës. Në fund, fiton Juventusi, pavarësish­t 3 golave të Napolit...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania