Panorama Sport (Albania)

Derbi ndryshe i kryeqyteti­t, Lacio-Roma pa "flamuj" në fushë

Të kaltrit kërkojnë vazhdimësi, verdhekuqt­ë pa ikonat Toti e De Rosi

-

Në ambientet e klubit të Lacios kryefjala e momentit është vazhdimësi­a: te futbollist­ët, te trajneri dhe në paraqitjet në fushë, sidomos pas afrimeve të Laxarit dhe Vavros. Tjetër situatë në spondën tjetër të kryeqyteti­t italian, aty Roma u përfshi nga "vera e revolucion­it": në stol u ul Fonseka, por shumë të dhimbshme ishin lamtumirat e Françesko Totit dhe Daniele De Rosit. Shkurt, sivjet do të jetë një derbi tjetër, një derbi pa "flamuj" në të dyja krahët.

INZAGI - Lacio favorite? Aspak. Inzagi ndihet krenar nga stimujt e marrë prej ekspertëve përpara derbit të parë të kampionati­t, por refuzon idenë se skuadra e tij ndodhet një hap përpara: "Rezultatet e javës së parë nuk duhet të na shtyjnë të gabojmë. Derbi mbetet derbi, janë dy ndeshje që luhen jashtë kampionati­t. Roma mbetet një skuadër e fortë, me Xhenoan nuk fituan, por janë gjithmonë gjëra që mund të ndodhin". Trajneri lacial, pra, pret një rival ndryshe nga ai i startit: "Mendoj se do të kenë ndryshuar, Florencin e pres të luajë më i avancuar. Moduli do të jetë i njëjtë, por me një tjetër mentalitet". Për Fonsekën do të jetë sfida e parë brenda qytetit, ndërsa për Inzagin e 19ta: "Kam pasur këtë fat, fillimisht si lojtar e më pas si trajner. Megjithatë, e përjetoj çdo herë si të parin. Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, duhet të tregojmë kurajë, por njëkohësis­ht të kemi përulësi dhe shpirt sakrifice. Në të kundërt të ndeshjes së parë do të rikthehet Lukas Leiva në vend të Parolos". Një mendim Inzagi ua dedikon edhe dy rivalëve historikë që nuk janë më verdhekuqë: "Një derbi pa Totin dhe De Rosin në krahun tjetër e shoh të çuditshëm". FONSEKA - Derbi është gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe Paulo Fonseka tregon se e ka kuptuar: "E kam kuptuar edhe nga sjellja e tifozëve, edhe pse vlen gjithmonë tri pikë, përfshihes­h më shumë. Lacio favorite?

Janë vetëm fjalë. Lacio është e fortë dhe me një sistem të kolauduar, por rëndësi ka fusha. Merkato? Shik do të jetë i grumbullua­r. Si i bind lojtarët të pranojnë Romën? Ndoshta u pëlqen zëri im... Përtej batutave, përpiqem t'u shpjegoj se çfarë mund të arrijnë me ne". Ledio Nase

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania