Panorama Sport (Albania)

Xhampaolo: Do ta shihni sërish në stol Piontekun

Trajneri kuqezi, apel edhe Paketas: Dua më pak stil brazilian

- PËR PAKETAN

Ndeshja e parë sezonale në "San Siro" i rikthen buzëqeshje­n Marko Xhampaolos, i cili komenton me optimizëm, por ka edhe disa sinjale të veçanta për dy prej liderëve të Milanit. "Dëgjova se ishin habitur shumë njerëz për uljen në stol të Piontekut, por po ju them që mund të ndodhë sërish dhe ndoshta do të ndodhë. Milani më ka vënë në dispozicio­n një grup shumë të fortë për të përballuar çdo ndeshje dhe unë jam në këtë post për të bërë zgjedhjet e mia. Andre Silva nuk e di nëse do të largohet. Këtë e vendos klubi, por sa të jetë nën urdhrat e mi, ai mund të luajë. Është profesioni­st, derisa të jetë në dispozicio­n dhe ta meritojë në stërvitje, të gjithë do të kenë shanse për të luajtur me mua. Kjo fitore me Breshan besoj se do të na bëjë shumë mirë dhe në disa momente të veçanta të ndeshjes pashë shkëndija të rëndësishm­e, por dua më shumë sesa kaq. Kemi ende mjaft punë për të bërë, shumë çështje për të kolauduar, ndonëse jam i lumtur me fazën mbrojtëse ku rrezikuan në fare pak raste. Grupi është plotësuar në fund, prandaj ajo që duhet rritur sa më shpejt është bashkëpuni­mi mes blerjeve të reja dhe atyre që kanë qenë pjesë e skuadrës", analizon Xhampaolo.

- Përveç Piontekut, në stol e nisi edhe Paketa, lojtari që shihej si dirigjenti i lojës së Xhampaolos. "Paketa mund të jetë një mesfushor anësor fantastik, fenomenal, por duhet të nisë të punojë në një mënyrë ndryshe. Pikësëpari, dua të shoh sa më pak stil brazilian nga ana e tij. E dua më konkret dhe më pak spektakola­r. Kështu do ta ndihmonte dyfish Milanin. Piontek u dënua për paraqitjen në Udine? Unë nuk dënoj njeri. Bëj zgjedhje. Piontek dhe Andre Silva është e vërtetë që kanë cilësi të ndryshme, por mos u habisni nëse në të ardhmen do t'i shihni që të dy titullarë. Të gjithë i njohim cilësitë e Piontekut, ai është shumë i rëndësishë­m, por nëse qëndroi me Breshan, nuk është se më peshon në ndërgjegje. Dhe mbi të gjitha është e kotë që të flasim për individët. Duhet të punojmë dhe të fitojmë si grup, ndryshe nuk arrihen objektivat e vendosur nga klubi", përfundoi Xhampaolo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania