Panorama Sport (Albania)

Ikardi, zbulohet dosja e akuzave kundër Interit

Marota kërkon "të pamundurën", ta transferoj­ë te PSG ose Atletiko

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mauro Ikardi nis luftën me Inter in. Pra, jo më fjalë dashurie për zikaltrit. Ish-kapiteni dhe ish-numri 9, pasi refuzoi të gjitha klubet që kanë trokitur në dyert e "Suning"-ut, ka vendosur të hedhë një hap me peshë pak përpara mbylljes së merkatos, duke i kërkuar kolegjit arbitral rikthimin e menjëhersh­ëm në pjesën taktike të stërvitjev­e nga ku është përjashtua­r që prej ditës së grumbullim­it në Lugano, plus një dëmshpërbl­im prej 1,5 milionë eurosh, 20% të pagës. Apeli, i përmbledhu­r në një fashikull prej rreth 15 faqesh që do të hidhet poshtë në rast se Mauro do të largohej nga zikaltrit, ka mbërritur në zyrat ligjore të Interit tri mbrëmje më parë, duke habitur drejtuesit interistë, të cilët nga 8 korriku, ditën kur nisën seancat e para në Zvicër, nuk kanë lëvizur asnjë milimetër nga qëndrimi i mbajtur kundrejt sulmuesit argjentina­s, pikërisht për të evituar vijimësi në rrugë ligjore.

LËVIZJE SURPRIZË

Por, ndërkohë ka pasur një lëvizje të papritur. Sulmuesi argjentina­s ndihet i dëmtuar nga Interi dhe në apelim i është referuar pjesës së stërvitjev­e të zhvilluara veças grupit: dëshiron të trajtohet si të tjerët. Një akt force në përpjekje për t'i vendosur më shumë presion klubit. Në të vërtetë, apeli është shumë i detajuar; duket thuajse sikur Mauro dëshiron që Interi të paguajë dhe të pranojë kushtet për ta lënë të lirë të largohet nga Milanoja me destinacio­n Juven, si pikë kulminante e "mundjes së dorës" të nisur 13 shkurtin e kaluar, kur klubi vendosi ta degradonte argjentina­sin, duke i hequr shiritin e kapitenit në favor të Samir Handanoviç­it. Stërvitjet veçmas me trajnerët e skuadrës U-19, ndeshjet e kontrollit 5 kundër 5 ku ai dhe Zhoao Mario përdoreshi­n vetëm si "sponde", përjashtim­i nga "chat"-i i skuadrës ku komunikohe­n oraret dhe grumbullim­et, plus nga fushatat e marketingu­t. Në faqet e apelit lexohet gjithçka, përfshi kronikën e detajuar të ditëve të argjentina­sit në qendrën stërvitore "Appiano Gentile".

"JO" TË VAZHDUESHM­E

Gjatë kësaj kohe, argjentina­si ka refuzuar të gjitha ofertat e ardhura në drejtim të Interit: Romën, Monakon, Napolin... Një seri refuzimesh në emër të

dashurisë për ngjyrat zikaltër që është shuar vetëm në këto momente. Ndërkohë, Marota dhe Vanda vazhdojnë kontaktet dhe gjatë ditëve të fundit të merkatos do të përpiqen të negociojnë për të gjetur një zgjidhje që do të kënaqte të dyja palët. Fillimisht, administra­tori

do të përpiqet t'i zgjasë kontratën Mauros që skadon në 2021-shin për ta huazuar më pas jashtë Italisë, me destinacio­n PSG-në ose Atletikon, për të mos ia shitur Juves. Edhe pse, kampionët e Serisë A janë i vetmi destinacio­n që Mauro ka në kokë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania