Panorama Sport (Albania)

Lukaku: "San Siro", çfarë emocionesh

- FUSHA DHE FAMILJA

Kalimi nga "i ardhuri i fundit" në "simbol" të Interit të ri ka qenë shumë i lehtë për Romelu Lukakun, të cilin "San Siro" e zbuloi më së miri me një gol, duke i dedikuar me meritë duartrokit­jet dhe koret, ndërsa belgu iu përgjigj me një përulje. Në të njëjtën formë siç bëri edhe Raxha Naingolan një vit më parë, në fitoren kundër Bolonjës. Vetëm një rastësi? Ndoshta po, por fakti që "Ninxha" dhe Lukaku janë miq të mirë mund të jetë konfirmim që sulmuesi është frymëzuar pikërisht nga mesfushori i huazuar te Kaljari. Të dy kanë lindur në Anversa dhe janë shndërruar në kampionë pas një fëmijërie të vështirë dhe sot do të përballen njëri kundër tjetrit. Si e ka pritur Lukaku debutimin? "Gjithçka ishte shumë e veçantë, më mungonte një ambient kaq i ngrohtë, me flamuj, stadiumin plot përpara fillimit të ndeshjes..., - është rrëfyer për kanalin e klubit. - U emocionova. Ndjeva se këtë vit po lind diçka speciale, por tani duhet të vazhdojmë të punojmë fort, sepse rruga është ende e gjatë. Megjithatë, starti ka qenë fantastik".

- Në Itali luante nga më përpara edhe vëllai Xhordan, mbrojtësi i Lacios, kështu mamaja Adolfin mund të udhëtojë lehtësisht për të takuar dy djemtë, mes Romës dhe Milanos. "Qyteti më pëlqen, po ashtu edhe familjes sime. Jam një djalë i thjeshtë, stërvitem dhe rikthehem në shtëpi te të dashurit e mi. vështirësi­të e jetës? E kaluara mbetet e kaluar. Nuk harroj kurrë se si e kam nisur, mendoj vetëm për të tashmen dhe të ardhmen sepse nuk dua që familja ime të përjetojë situatat që kam kaluar. Do të qëndroj gjithmonë me këmbë në tokë, edhe për të ndihmuar shokët që të fitojnë ndeshjet". Si kundër Leçes. Po ashtu siç shpreson të bëjë në Champions, sepse Interi ka dëshirë të rikthehet protagonis­t edhe në Europë: "Duhet të punojmë mirë në çdo ndeshje. Duke nisur, megjithatë, nga sfida me Kaljarin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania