Panorama Sport (Albania)

Konte: Të evitojmë euforinë, me Ikardin gjithmonë korrektë

Trajneri zikaltër analizon grupin dhe merkaton

- MERKATO

Interit i duhet të zgjidhë situatën me Mauro Ikardin dhe kërkesën e ish-kapitenit për rikthimin e plotë në grup pa harruar dëmshpërbl­imin ekonomik, megjithatë Antonio Konte shikon përtej: "Kemi vepruar në mënyrën më korrekte të mundshme dhe kështu do të vazhdojmë. Në grup nuk ka probleme, për këtë çështje po flitet prej 8 muajsh dhe nuk dua të përfshihem: dua vetëm të përqendroh­em te puna, te ky sezon. Ndërsa protagonis­të po mbeten gjithmonë të tjerët, ata që nuk duhet të luajnë". Ikardi do të mbetet ende jashtë listës së grumbullim­eve dhe ndërkohë sot Interi do të paraqitet në transfertë­n e Kaljarit me një Aleksis Sançez më shumë. "Çfarë mund të ndodhë? Shpresoj të përgjigjem më vonë, - vijon Konte, - pasi të jetë integruar në skuadër. Është shumë i zoti në finalizim dhe në shërbimin e asisteve, një lojtar i rëndësishë­m që gjatë dy sezoneve të fundit nuk është paraqitur mirë me Junajtidin. Megjithatë, na u bashkua me një dëshirë të madhe për t'u rikthyer protagonis­t".

- Me skuadrën ndodhej edhe Stiven Zhang. Presidenti dëshiroi të mbante një fjalim motivues për lojtarët, të cilëve u foli për 5 minuta në gjuhën angleze dhe italiane. Mesazhi ishte i qartë: një fitore kundër Kaljarit do të shtonte entuziazmi­n. "Megjithatë, saktëson Konte, - do të duhet të punojmë mirë, duke evituar euforinë. Kaljari është një punë e vështirë, kanë një skuadër të fortë dhe do të duan të ringrihen pas humbjes me Breshan". Në mbrojtje do të mungojë Stefan De Vraj, joprezent në listë, ndërkohë që në formacion Konte do t'u besojë sërish italianëve, me D'Ambrozio-Ranokia-KandrevaSe­nsi thuaje me siguri titullarë:

"Veproj kështu edhe në të mirë të kombëtares".

- Pas disa orësh mbyllet merkatoja. "Jemi të lumtur nga grupi. Mendoj se Marota është shprehur qartë duke komentuar se me blerjet e kemi mbyllur. Do të ndërhyjmë vetëm nëse do të ketë largime, si me rastin e Politanos", përfundoi Konte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania