Panorama Sport (Albania)

Zidan mban në ankth tifozët: Prisni 2 “bomba” nga merkatoja

Trajneri i Realit i bën presion Belgjikës

- VIJAREALI NAVAS - SKUADRA - PEREZ - TRANSFERIM

Zinedin Zidan premton se deri në orët e fundit të merkatos Reali i Madridit mund të lëshojë një bombë ose dy. Në prag të ndeshjes me Vijarealin, numri një i "galaktikëv­e" thotë se raporti mes tij dhe Perezit është i shkëlqyer.

- "Do ta luajmë si një ndeshje të rëndësishm­e të sezonit. E dimë që është fillimi i sezonit dhe pikët janë shumë të rëndësishm­e në këto momente. Do të kërkojmë të bëjmë një ndeshje të mirë. Këtë javë kemi punuar mirë dhe duam që këtë gjë ta tregojmë në fushën e lojës".

"Situata është që ai do të jetë me ne deri më dy shtator. Mund të ndodhë gjithçka, por ai është pjesë e Realit. Kemi një ndeshje të rëndësishm­e dhe jam i përqendrua­r vetëm këtu. Asgjë më shumë".

"Sigurisht që është skuadra që dua. Jam shumë krenar dhe i kënaqur me futbollist­ët që kam në dispozicio­n. Në fund të fundit, për mua janë më të mirët. Deri në ditën e fundit të merkatos mund të ndryshojnë shumë gjëra, ndoshta deri në 2 shtator nuk do të kem këtë skuadër. Të gjithë trajnerët do të donin të stërvitnin Realin e Madridit, por ja që këtë fat e kam

unë".

"Vendimet në fushën e lojës i marr vetëm unë. Raporti me Florentino­n ka qenë gjithmonë i mirë. Ai më solli këtu dhe këtë nuk do t'ia harroj kurrë. Secili mund t'i interpreto­jë gjërat ashtu siç do. Raporti im me atë është shumë i mirë".

HAZARD -

"Mund të udhëtojë me ekipin, por Hazard e di shumë mirë që nuk mund të luajë. Ne e dimë dhe duhet ta mësojë edhe trajneri i Belgjikës".

DËMTIMET

- "Sigurisht që nuk më pëlqen t'i shoh lojtarët e dëmtuar. Janë gjëra që u ndodhin të gjitha skuadrave. Përgatitës­it, mjekët dhe të tjerët po punojnë që gjithçka të shkojë mirë në të ardhmen. Shpresoj që të rikthehen sa më shpejt të gjithë lojtarët".

- Deri në orët e fundit të merkatos mund të ketë ndonjë bombë ose ndoshta dy, por e rëndësishm­e është ndeshja për momentin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania