Panorama Sport (Albania)

Bajerni luan “tenis” ndaj Maincit

Ivan Perisiç shënon golin e parë me bavarezët, Levandovsk­i nuk zhgënjen sërish

-

Gola dhe spektakël në "Allianz Are na", aty ku Bajerni i Mynihut u tregua i pamëshirsh­ëm përballë Maincit, duke shënuar 6 gola e duke u dhënë kampionëve një trepikësh të artë. Për bavarezët shënuan dy blerjet e ardhura në merkaton e verës, Benzhamë Pavar dhe Ivan Perisiç.

NDESHJA

Loja nis menjëherë me gol për skuadrën e Maincit, e cila kaloi në avantazh në minutën e 6-të të takimit pas një goli të shënuar me kokë nga Boetius. Bavarezët nuk shokohen dhe nisin menjëherë sulmet drejt portës së Mylerit. Pas shumë përpjekjev­e goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 36të. Ivan Perisiç shërben saktë për Pavarin, i cili gjuan saktë brenda zonës, duke shtangur portierin mik. Në minutën e fundit të kohës së rregullt është David Alaba ai që shënon një supergol nga një goditje dënimi. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e kampionëve të Gjermanisë, të cilët arritën të kthenin rezultatin në favor të tyre.

PJESA E DYTË

Bajerni nuk e ul ritmin dhe shënon në sërish në minutën e 54-t. Pavar dhe Perisiç ndërrojnë rolet dhe tani është francezi ai që kroson për kroatin, i cili kërcen më shumë se kundërshta­ri dhe shënon golin e tretë të takimit dhe të parin personal me fanellën e bavarezëve. Është radha e Kingslei Komanit për të shënuar golin e katërt në të 64' pas një asist të Kimish, francezi nuk falë nga fare pranë portës kundërshta­re. Niko Kovaç mendon se ndeshja nuk ka më histori dhe vendos të fusë në lojë Alfonso Dejvisin për Ivan Perisiçin dhe Tomas Mylerin për Felipe Kutinjon. Nuk kishte si të mungonte Robert Levandovsk­i në listën e golashënue­sve, polaku shënon në të 78' golin e pestë takimit dhe të gjashtin personal në këtë sezon. Lojtarët e Bajernit zbaviten në fushën e lojës, duke dhuruar edhe një gol 10 minuta para fundit. Alfonso Dejvis shënon pas një topi të marrë nga Tomas Myler, duke festuar si i çmendur golin e tij të parë në kampionat me bavarezët. Minutat e mbetura të takimit nuk sjellin asnjë zhvillim dhe Bajerni mori një fitore të çmuar ndaj Maincit që me këtë humbje vazhdon të qëndrojë në fund të tabelës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania