Panorama Sport (Albania)

Dortmundi bie në Berlin, Unioni i shkakton humbjen e parë

-

Vjen humbja e parë për skuadrën e Borusias së Dortmundit. Verdhezinj­të e Lusien Favre u mundën në shtëpinë e Union Berlinit që erdhi në këtë sezon nga Bundesliga 2. Bulter kaloi të parët në avantazh vendësit në minutën e 22-të me një gjuajtje tokazi brenda zonës. Por, ky avantazh zgjati vetëm tri minuta, pasi spanjolli Pako Alkaser barazoi shifrat pas një asisti të dhënë nga Jadon Sanço. Sulmuesi verdhezi i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe me portën e boshatisur e kishte shumë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në 45 minutat e

dyta ishin sërish vendësit ata që shënuan përsëri me anë të Bulterit, i cili godet nga jashtë zone duke mposhtur portierin verdhzi, i cili kishte dalë jo pak nga porta pas një pritjeje të kryer vetëm pak sekonda më parë. Mungesa e mesfushori­t Aksel Vitsel duket se u prishi shumë punë verdhezinj­ve,

të cilët humbnin vazhdimish­t topin në mesin e fushës, duke i dhënë mundësi skuadrës së Unionit të kundërsulm­onte rrezikshëm. Teksa të gjithë prisnin golin e barazimit, është skuadra vendase ajo që shënon pas një aksioni model golin e tretë. Anderson merr një top nga Bekeri dhe shënon nga fare pranë. FAVRE, I IRRITUAR

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Lusien Favre, ishte mjaft i irrituar me skuadrën e tij, e cila bëri një nga ndeshjet më të dobëta në këto tri javë të kampionati­t. "Nuk e kuptoj se si mund të pësohen ata gola. Nëse pretendon të dalësh kampion, nuk mund ta bësh këtë me një lojë të tillë", tha francezi. "Tani do të kemi dy javë kohë për ta analizuar këtë ndeshje, e cila më la një shije shumë të hidhur. Lojtarët duhet të jenë më të përqendrua­r gjatë goditjeve standarde". Ndeshja e radhës për Borusian do të jetë në shtëpi ndaj Bajern Leverkusen­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania