Panorama Sport (Albania)

Siti masakron Brajtonin, ngecin Junajtid dhe Çelsi

Lampardit nuk i mjafton Abraham, "djajtë" harrojnë të fitojnë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Eshtuna e Mançester Sitit, spektakola­re si zakonisht me "pokerin" shënuar Brajtonit, por e zbehur nga një lajm i keq për Pep Guardiolën: në pjesën e parë, Ajmerik Laport, pësoi një dëmtim serioz në gjurin e djathtë dhe lë fushën me barelë. Por, mbrojtja e kampionëve nuk has probleme kundër Brajtonit, ndërsa në sulm mendon i përhershmi Serxho Aguero për të shkaktuar probleme, autor i një dopiete dhe asisti. Sfidën e zhbllokoi Kevin De Bryjne pas vetëm dy minutash, ndërsa pokerin e vulosi Bernardo Silva, 10 sekonda pasi kishte hyrë në fushë (asist i Agueros). Siti është një orkestër, Guardiola dirigjent, Aguero violinë e parë. Simfonia e "qytetarëve" nis pas 68 sekondash, kur magjistari David Silva vazhdon të konfirmojë nisjen më të mirë të vitit të tij të fundit në Mançester. Spanjolli shërben belgun dhe ngjitet në kuotën e 87 asisteve në Premier Ligë, që prej debutimit në gusht 2010, 27 më shumë se çdo lojtar tjetër në aktivitet. Goli i dytë është një kryevepër: Mahrez frymëzon De Bryjnen me thembër, belgu kroson për Agueron, i cili kontrollon, djeg Uebsterin me një finte dhe godet portën. Rajan nuk mund të bëjë asgjë. Goli i 401të për argjentina­sin që nuk kënaqet me kaq, por ndëshkon sërish mbrojtjen e "pulëbardha­ve" me një asist tjetër të Silvës. Në minutën e 79-të, i hap rrugën Bernardo Silvës në krah të majtë për të lëshuar të majtën e tij dhe për të vulosur suksesin.

"Vetëvritet" Çelsi - Me të vërtetë surprizues rezultati në "Stamford Bridge", atje ku dukej se Çelsi do të arrinte fitoren e radhës falë formës së jashtëzako­nshme që po kalon Temi Abraham. Por Shefilld Junajtid rikuperon dy gola. Frenk Lampard ishte përgatitur për një pasdite të qetë, pasi sulmuesi i tij i ri shënoi dy herë brenda pjesës së parë, duke shtruar rrugën e fitores. Por, në pjesën e dytë vjen reagimi i "Blades", që shkurtojnë diferencën me Robinson dhe në një minutë përpara fundit shokojnë londinezët pas një autogoli rokamboles­k të Zumasë.

Ngec Junajtid - As operacioni "nostalgjia", me koret e tifozëve për Kantonanë dhe Van Persin, nuk arritën që t'i

jepnin motivimin e duhur Mançester Junajtidit. Në Sauthempto­n përfundon 1-1, pavarësish­t një kundërshta­ri që mbeti me 10 vetë pas minutës së 73-të, për shkak të kartonit të dytë të verdhë të Dansos, i larguar nga fusha nga arbitri Din për një faull ndaj MekTominej­t.

Një e shtunë për t'u harruar për "djajtë e kuq", që humbasin shansin për të harruar disfatën në "Old Trafford" kundër Kristal Palasit dhe konfirmojn­ë se fitorja në debutim 4-0 ndaj Çelsit ishte një rastësi. Të vetmen buzëqeshje në një ditë gri në

Sauthempto­n e jep goli i tretë në katër ndeshje i Daniel Xhejmsit. Sulmuesi i ri uellsian konfirmoi se ka cilësi të tjera. Goli i 1-0 në minutën e 10-të është një kryevepër, me mënyrën se si kontrollon topin e MekTominej­t dhe goditjen në rrotullim. Junajtid në

avantazh dhe vetëm duhet ta menaxhojë, por shfaq sërish limitet e personalit­etit dhe lojës. Në fillim të pjesës së dytë, pas pritjes fantastike e De Geas ndaj Ingsit vjen 1-1 me Vestergard: mbrojtësi danez festoi golin e parë në Premier Ligë, pas një krosimi të

Dansos. Kartoni i kuq i këtij të fundit e detyroi Sauthempto­nin që të mbyllet dhe mbrojë barazimin. Miqtë shpërdorua­n 2-1 me Jang pas një shtese prej 7 minutash. Por, të gjithë shkojnë në shtëpi me 1-1, me Hazenhytël­in në festë dhe Solskjaeri­n e zhgënjyer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania