Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Laport do të na mungojë, por s’ka këputur të gjithë ligamentin

Trajneri i Sitit pa qendërmbro­jtës, tërheq Fernandinj­on

-

Pep Guardiola është i kënaqur nga rezultati, por e shqetëson dëmtimi serioz në gju i Ajmerik Laportes. "E nisëm mirë ndeshjen. Vlerësojmë shumë Brajtonin për atë që bëri. Ata patën raste, por ne ishim më cinikë sesa në ndeshjen kundër Totenhemit. Ata mbrojnë shumë mirë. Diferenca është cilësia e lojtarëve. Lojtarët e zbatuan planin shumë, shumë mirë. Më pëlqen ta shoh ekipin kundërshta­r të luajë në këtë mënyrë, treguan se kanë guxim. Ndonjëherë ne vlerësojmë trajnerin për fitoren dhe ndonjëherë është cilësia e lojtarëve dhe kjo ndeshje është provë e kësaj", tha trajneri i Mançester Sitit, i cili vlerësoi edhe formën që po kalon Kevin De Bryjne: "Sezonin e shkuar ai vuajti për shkak të dëmtimeve, por tani jemi të kënaqur. Ai është një futbollist, i cili të jep gjithnjë vizion". Vlerësime edhe për lojtarin e ndeshjes, Serxho Aguero, autor i një dopiete dhe asisti: "Jam i kënaqur që nga dita e parë me Agueron. Ai është një talent i pabesueshë­m dhe përkushtim­i i tij ndaj skuadrës është fantastik. Kemi dy sulmues të pabesueshë­m bashkë me Gabriel Zhezusin". Por cilat janë të dhënat e para pas lëndimit të mbrojtësit francez. Ajmerik Laport pritet të qëndrojë për disa

kohë jashtë dhe Guardiola është në telashe. Siti nuk bleu një mbrojtës për të zëvendësua­r largimin e Vinsent Kompanisë. Xhon Stons ka munguar gjithashtu, ndërsa Nikolas Otamendi mund të jetë gati vetëm pas pushimit ndërkombët­ar. Guardiola aktivizoi Fernandinj­on në zemër të mbrojtjes dje dhe braziliani mund të rikthehet edhe një herë në këtë rol në ndeshjet e ardhshme. "Ai është një mesfushor shkatërrue­s, të gjithë e dinë, përfshirë mua. Por, mendoj se i ka cilësitë për të luajtur në atë rol. Ai është inteligjen­t, i shpejtë, i fortë në luftën në ajër dhe në ndërtimin e lojës. Ai ka gjithashtu cilësinë për të parë atë që ndodh përpara. Mund të luajë në të dyja rolet. Laport është në spital. Nuk duket mirë. Nuk e di në këto momente, sepse po pres telefonatë­n e doktorit, por të dielën do të mësojmë më shumë. Ai mund të mungojë për pak kohë. Nuk bëhet fjalë për këputje të plotë të ligamentit si në rastin e Sanesë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania