Panorama Sport (Albania)

Arsenal-Totenhem, Anglia luan derbin më të ashpër të historisë

Një karton larg rekordit që mban Liverpul-Everton

-

Arsenali kundër Totenhemit rrezikon të bëhet derbi më i ashpër në historinë e Premier Ligës sot. Dy gjigantët e Londrës Veriore përballen në "Emirates", ku do të kërkojnë të ngrenë kokën pas humbjeve të javës së shkuar. "Spërsat" rrëshqitën 1-0 në shtëpi me Njukasëlli­n, ndërsa "topçinjtë" u mposhtën 3-1 nga Liverpuli në "Anfield". Me kaq shumë sa luhet, pritet një tjetër ndeshje e nxehtë, e cila mesatarish­t ka parë 4.3 kartonë të nxjerrë për çdo 90 minuta. Në 54 derbe, arbitrat kanë treguar 219 herë kartonin e verdhë dhe 13 herë të kuqin. Në total 232 kartonë këto 27 vitet e fundit, vetëm një më pak sesa 233 të treguar në derbin e Mersejsajd­it, mes Liverpulit dhe Evertonit. Dhe sot shanset që Arsenal-Totenhem të mos e parakalojë Liverpul-Everton janë shumë të vogla. Rekordin e derbit me mesataren e kartonëve më të lartë në histori e mban Njukasëll-Sandërlend, me 5 të tillë për ndeshje. STATISTIKA­T - Totenhemi ka fituar vetëm 2 nga 27 transferta­t e tyre të Premier Ligës kundër Arsenalit, në maj 1993 dhe nëntor 2010. "Spërsat" fituan 2-1 në "Emirates" në Kupën e Ligës dhjetorin e shkuar. Në të gjitha kompeticio­net, Totenhemi ka arritur

vetëm një herë të fitojë dy derbe radhazi në shtëpinë e Arsenalit, në 1925-ën dhe 1926-ën. 18 penalltitë që janë shënuar në këtë përballje mbajnë rekordin e përbashkët në historinë e Premier Ligës, bashkë me duelin EvertonNju­kasëll. Derbi i sotëm i Londrës Veriore do të jetë i 186-ti në histori.

Arsenali ka fituar 77 herë, Totenhemi 58 dhe 50 janë ndarë në paqe. Shtatori i sjell fat Arsenalit. Ata kanë fituar më shumë ndeshje në Premier Ligë se çdo skuadër tjetër në ndeshjet e luajtura këtë muaj (60 ndeshje, 61% fitore). "Topçinjtë" nuk kanë humbur një derbi kundër Totenhemit

në shtator që prej vitit 1969, duke fituar 6 dhe barazuar 4 në 10 përballjet me rivalët e përjetshëm në të gjitha kompeticio­net. Herri Kejn ka shënuar 9 gola në po kaq derbi kundër Arsenalit. Rekord më të mirë se sulmuesi i "Spërsave" ka Emanuel Adebajor dhe Bobi Smith (të dy me nga 10 gola).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania