Panorama Sport (Albania)

Tirana Tirana feston feston mes tensionit, tensionit, Lici: Lici: Jorgji Jorgji i jep jep penallti penallti vetëm vetëm Kukësit

Mema Mema i i sinqertë: sinqertë: Ishte penallti për Vllazninë, ne shpërdoroj­më shpërdoroj­më

- ADMIR URUÇI

Tirana në krye të Su periores. Mes shtatë mijë shkodranëv­e. Një Vllazni që luajti perfekt për 60 minuta, një Jorgji që nuk jep një penallti për vendësit dhe një mauneje me shishe uji të zbrazur në fushë, skuadra bardheblu arrin të marrë tri pikët dhe të fitojë në Shkodër pas më shumë se 800 ditësh nga dita e zezë e 27 majit 2017. Një fitore me aromë hakmarrjej­e, pasi në "Loro Boriçi" skuadra 24 herë kampione nuk fitonte prej shkurtit të 2015-ës. Një trepikësh i marrë në një situatë sureale ku shishet e ujit fluturonin mbi kokat e lojtarëve dhe gjyqtarëve, ndërsa në fushë ekipet plasnin nga presioni. Ama në fund, kualitetet e Tiranës bëjnë diferencën dhe paçka se Vllaznia luajti shumë mirë, u dorëzua pas golit të parë.

PJESA E PARË - Me një stadium të mbushur me 5000 mijë shkodranë, kuqeblutë dhe bardheblut­ë nisin një sfidë ku dukej qartë se Vllaznia do të bënte të pamundurën të fitonte. Dhe menjëherë, shkodranët dalin te porta e Likës, me Emersonin që kalon Çelhakën, por ky i fundit për ta ndalur e shtyn nga pas. Të gjithë kërkojnë dhe besojnë te penalltia, por gjyqtari Jorgji thotë "jo". Tifozët elektrizoh­en dhe nisin shenjat e para të irritimit. Rastin e parë e ka Tirana me Halilin që gjuan lehtë, pa ndonjë rrezikshmë­ri. Vllaznia mundohet të godasë me Gilman Likën që provon eurogolin, por sfera shkon shumë larg katërkëndo­rit të Ilion Likës. Vllaznia ka nën kontroll lojën, ndërsa Tirana është më e qartë në sulm. Pikërisht në minutën e 19-të, kombinim i bukur mes Ngosë dhe Kalesë, ky i fundit del përpara Sherrit, godet, por grushton portieri i Vllaznisë, duke shpëtuar rezultatin. Më pas, disa shkëndija mes lojtarëve sjellin shishet e ujit në fushë dhe irritimin e tifozërisë. Loja është e barabartë, ndërsa në minutën e 37-të, Emerson merr përsipër ekzekutimi­n e një goditjeje dënimi, topi shkon ngjitur me traversën e portës së Ilion Likës. Me rezultatin e bardhë 0-0 mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË - Mema i ulëret ekipit në dhomat e zhveshjeve, por pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm. Gilman Lika kërkon një penallti tjetër

në minutën e 52-të dhe kjo sjell irritimin e gjithë stadiumit që nis shiun e shisheve që nuk ndalet më deri në fund të takimit. Sfida frenon për tri minuta, pasi situata është sureale. Minutat kalojnë dhe Mema vendos për zëvendësim­in e parë. Bën

gati Vangjelin në vend të Halilit. Ama Grenti para se të dalë, kalon Tiranën në avantazh, duke fshirë lotët e dy viteve më parë. Është minuta e 58-të, kros i Hoxhallari­t, gabim i Gurishtës që lëshon topin në zonën e vogël, përfiton Halili që i merr topin,

godet dhe 0-1 për Tiranën. Tifozët bardheblu festojnë, ndërsa ata kuqeblu çmenden. Goditja është e rëndë dhe Vllaznia dorëzohet përfundimi­sht 60 sekonda më pas. Kale kroson nga e majta në qendër për Ngonë. Gabim i mbrojtjes së Vllaznisë, me Malotën dhe Gurishtën që nuk mbulojnë sulmuesin anglez, i cili në planzhon godet me kokë dhe 0-2 për Tiranën. Vllaznia e ekzekutuar, ndërsa bardheblut­ë në delir. Pas golit të dytë nuk ka më futboll, me Vllazninë që mundohet, por në fushë mbizotëroj­në shishet e ujit që kalojnë mbi kokat e lojtarëve. Jorgji kërkon të mbyllë takimin, por pas diskutimev­e vendos të luhet. Tentativat e fundit janë nga Gilman Lika që kërkon të bëjë diçka, ndërsa Hasani shpërdoron dy gola në Shkodrën e tij.

 ?? FOTO: LSA ?? PRAPASKENA­T/ Tentuan të të godiisniin godiisniin Giillman Giillman Liikën,, Liikën,, bardhebllu­ve u thyejnë xhamat xhamat e e autobusiit autobusiit VLLAZNIA-TIRANA 0-2 Bardheblut­ë duke festuar golin e Halilit
FOTO: LSA PRAPASKENA­T/ Tentuan të të godiisniin godiisniin Giillman Giillman Liikën,, Liikën,, bardhebllu­ve u thyejnë xhamat xhamat e e autobusiit autobusiit VLLAZNIA-TIRANA 0-2 Bardheblut­ë duke festuar golin e Halilit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania