Panorama Sport (Albania)

Mundja nderon Shqipërinë, Karepi merr medalje ari

Kampioni i Ballkanit u fut në listë vetëm 10 minutat e fundit

- ARTIN LLESHAJ

Nga data 25 deri më 31 gusht në Greqi u zhvilluan Lojërat Mesdhetare të Plazhit "Patra 2019", event ku morën pjesë 700 sportistë nga 26 shtete të ndryshme. Mes pjesëmarrë­seve ishte edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua me 35 sportistë në 6 disiplina individual­e dhe ekipore. Pas paraqitjev­e pa lënë gjurmë të ekipeve të hendbollit, volejbolli­t, futbollit, të sportistëv­e të notit dhe rounig, e gjithë vëmendja ishte tek ekipi i mundjes. Pikërisht nga këta sportistë ishin edhe shpresat më të mëdha për të arritur zonën e medaljeve, ashtu sikurse ishte shprehur para këtij eventi edhe kreu i KOKSH, Viron Bezhani. Ndodhi pikërisht kështu, pasi mundja ishte i vetmi sport që e nderoi Shqipërinë në aktiviteti­n helen.

Paris Karepi, kampioni i Ballkanit në peshat e rënda shkëlqeu dje duke i dhuruar medaljen e vetme flamurit kuqezi. Ai u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit pasi u shpall kampion në peshat e rënda +90 kg, duke fituar me meritë të plotë medaljen e artë. Pasi fitoi tri ndeshjet e para, gjiganti kuqezi siguroi kalimin për në gjysmëfina­le, ndonëse në sfidën e katërt u mposht nga siriani Sarem (me të cilin u përball përsëri në finale). Në gjysmëfina­le ai shkatërroi italianin Gulielmo Çeka me rezultatin 4-0. Finalja e vendoi sërish përballë sirianit Sarem, por këtë herë Karepi nuk fal dhe triumfon bindshëm. Një tjetër paraqitje fantastike e kampionit tonë të mundjes, i cili mahnit me paraqitjet

e tij edhe në arenën ndërkombët­are. Ndërkohë, dy mundësit e tjerë Klodja Bulica dhe Orges Lila nuk mundën të futen në zonën e medaljeve. Bulica fitoi vetëm një nga katër duelet e tij në peshën 90 kg. Ndërsa Lila triumfoi në dy nga katër sfidat që zhvilloi në peshat 70 kg. Një detaj tepër interesant është fakti që Paris Karepi u fut në listë vetëm 10 minuta para skadimit të afatit, sipas asaj që bën të ditur presidenti i FSHM, Martin Biba. Ndërkohë dje garuan gjithashtu edhe sportistët e akuatlonit, Bledar Mesi, Eldin Pateriku, Meri Shiroka dhe Jeta Alija, por pa mundur të lënë gjurmë e t'i afrohen zonës së medaljeve. Kështu Shqipëria i mbyll Lojërat Mesdhetare të Plazhit me vetëm një medalje (ari) të fituar, duke u renditur e 7-ta në këtë aktivitet. Greqia ishte shteti më i suksesshëm i këtyre lojërave me 19 medalje ari, 16 argjendi dhe 11 bronzi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania