Panorama Sport (Albania)

Asani nuk e pranon ndërrimin, Trashi: Jemi shumë nervozë

Mesfushori flet pa doreza: T'i thërrasim mendjes

- ABDULLA DUSHKU

Pak tifozë për një ekip kampion, Ler da që tërbohet me arbitrat pas kartonit të kuq të Solomonit dhe Asani që nuk e pranon zëvendësim­in dhe shfryn në stol pas daljes nga fusha. Jo vetëm këto, por janë disa pikantet që "Panorama Sport" ju sjell për sfidën Partizani-Flamurtari. Edhe pse ndeshja e parë në shtëpi, në stadium nuk kishte më shumë se 1200 tifozë, një shifër mjaft e ulët, aq më tepër që skuadra e kuqe njihet për mbështetje­n popullore që ka në vend.

LERDA - "Si ka mundësi të nxjerrësh të kuq, jeni në vete?!" Në momentin që arbitri Blerim Ziri ndëshkon me karton të kuq sulmuesin Solomon, trajneri i të kuqve, Franko Lerda, i kërkon llogari arbitrit të katërt, Cjapi. Ai shfryn për disa minuta, ndërsa në fund të ndeshjes, shfaq edhe më tepër nervozizëm. Menjëherë pas vërshëllim­ës së arbitrit, italiani ikën në dhomat e zhveshjes nxitimthi dhe shumë i nevrikosur. Ndërkohë, lojtarët në këtë

moment shkuan për të përshëndet­ur tifozët. Pas pak minutash Lerda i priti në dhomat e zhveshjes dhe zhvilloi një analizë, ku kritikat ishin të shumta.

ASANI - Në minutën e 69-të, Lerda hodhi në fushë Braunin, ndërsa tabela elektronik­e tregonte për të dalë nga fusha Jasir Asanin. Ky i fundit, menjëherë sapo shikon numrin në tabelë, habitet dhe kërkon shpjegime nga pankina. Më pas ecën dalëngadal­ë dhe i jep dorën Lerdës, por më pas shfryn kur shkon në stol. Fillimisht i kërkon llogari ndihmësit të italianit, Dritan Mehmetit, se pse doli nga fusha në këtë moment. Pjesëtarët e stafit të kuq mundohen ta qetësojnë lojtarin, i cili është dukshëm i nervozuar dhe i bindur se nuk e meritonte këtë zëvendësim.

BITRI - Mbrojtësi beratas i Partizanit, Eneo Bitri, bën portierin dhe shpëton një nga kamerat e transmetim­it direkt të "SuperSport­it". Një top i dalë në vijën anësore po i drejtohej kamerës, por pranë saj hidhet si portier dhe e kap Bitri. Në këtë mënyrë shmang goditjen e saj.

VATNIKAJ - Gjatë ndërrimit të Jurgen Vatnikajt me Kreshnik Nebihin, tabela elektronik­e e Flamurtari­t bllokohet. Ndërkohë, në këtë moment vjen në ndihmë menaxheri i Partizanit,

Ildi Dajlani, i cili jep gjyqtarit të katërt, Cjapi, tabelën elektronik­e që ka klubi i kuq. Më pas zëvendësim­i kryhet normalisht, edhe pse me vonesë.

DEKLARATA E TRASHIT

Lorenc Trashi pranon se në shtëpinë e kuqe ka nervozizëm. Në bisedën për "SuperSport" pas ndeshjes, lojtari i krahut të majtë foli pa doreza, duke filluar nga ndeshja me Flamurtari­n, situata që po kalon skuadra dhe skema e ndryshuar. "E nisëm lojën shumë mirë, shënuam të parët dhe menduam se gjithçka do të shkonte sipas parashikim­eve. Më pas kartoni i kuq na

prishi çdo ekuilibër dhe Flamurtari na vuri në vështirësi deri në fund", tha fillimisht Trashi, për t'u futur direkt në temë. "Pas çdo ndeshjeje mblidhemi dhe diskutojmë për episodet e lojës dhe rastet e pakta apo edhe kur i kemi dhe i shpërdoroj­më, siç na ndodhi në Gjirokastë­r. Këtë herë e shfrytëzua­m rastin që patëm me Solomonin, por duhet t'i thërrasim mendjes për vazhdimësi­në, si unë, trajneri dhe të gjithë lojtarët. Nuk jemi të qetë, jemi shumë nervozë dhe kjo na bën të mos dalim në lojën tonë. Sistemi i lojës? Unë personalis­ht ndihem mirë me të dyja skemat, edhe pse me 35-2 luaj më shumë në sulm.

Jo se nuk mbroj shumë, por më pëlqen pjesa sulmuese. Ana negative e kësaj skeme është që duhet të mbrosh dhe sulmosh në komplet linjën. Ndoshta unë përshtatem, por me 3-5-2 është pak e vështirë. Këtë skemë do trajneri dhe ne duhet të përshtatem­i. Në sezonin e kaluar ishim më të qetë, edhe pse kampionati­n e nisëm me humbje. Tashmë u vendosëm pak në tension, por duhet të kuptojmë se ka pasur shumë ndryshime dhe këto janë gjëra normale dhe që mund të ndodhin në një skuadër. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në ndeshjet e tjera dhe mbi të gjitha të qetë", theksoi titullari i Partizanit.

 ??  ?? Lojtarët e Partizanit duke festuar golin e djeshëm
Lojtarët e Partizanit duke festuar golin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania