Panorama Sport (Albania)

Gjici: Arbitri e bëri baltë, s’do na barazonin kurrë

"Vendosi rezultatin ndaj Laçit, më pas na tha më falni"

- ADMIR URUÇI

Teksa rivaliteti mes skuadrave në këtë start vendoset edhe me një episod, rasti i pjesës së parë mes Kukësit dhe Laçit ka vend që të diskutohet gjatë edhe në vazhdim për mosakordim­in e penalltisë nga kryesori Shahini. Këtë gjë bën edhe presidenti i Kukësit, në një prononcim të tij ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" pas ndeshjes.

PENALLTIA - Numri një i klubit të Kukësit, por edhe i bashkisë së këtij qyteti, ka akuzuar arbitrin e ndeshjes se ka ndikuar drejtpërdr­ejt në rezultatin e përballjes me kurbinasit. "Ishte penallti sade. Ky arbitër vendosi rezultatin e takimit. Nëse do të ishte akorduar ajo penallti, nuk do të kishte pasur më shanse për Laçin për të barazuar. Më absurdja është që ky gjyqtar e pranon se ishte penallti, por thotë 'më falni'. Ky gjyqtar e bëri baltë me këtë veprim. Një tjetër e padrejtë është se takimi luhet në orën 16:00, në një vapë përvëluese, gjë që nuk është aspak e drejtë. Me një vapë të tillë, as ekipi nuk arrin që të shprehet siç duhet. Çdo pikë ndikon në këtë kam

pionat, ku rivaliteti ka për të qenë shumë i madh. Më vjen keq që ne me gjithë këto investime që po bëjmë, paguajmë gjithçka si 'frëngu pulën' e të vendosin gjyqtarët, është absurditet i madh", ka deklaruar Safet Gjici për gazetën në përfundim të sfidës me Laçin.

Akuzat e Licit - "Arbitri Enea Jorgji është i gatshëm të japë penallti për Kukësin, por për Vllazninë nuk e sheh". Kështu u shpreh të shtunën pas ndeshjes Vllaznia-Tirana 0-2 administra­tori i shkodranëv­e, Suad Lici. Dje "Panorama Sport" pyeti presidenti­n Gjici nëse kishte një reagim për atë që ka thënë Lici, teksa si për ironi të fatit, Kukësit iu mohua një penallti një ditë më pas në stadiumin e Shkodrës kundër Laçit. "Çfarë përfaqëson ky?! Nuk më intereson fare kush është", u përgjigj prerë presidenti i Kukësit, duke mos dashur të replikojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania