Panorama Sport (Albania)

Bylis i çmendur, leksion me tripletë Skënderbeu­t

Bardhekuqt­ë zhgënjejnë në Korçë, humbasin edhe kreun

- LLAZI SARO

Bylisi “shfryn” Skënderbeu­n në mes të Korçës. Ballshiotë­t e rikthyer këtë sezon në elitë kanë mposhtur në shifrat 0-3 bardhekuqt­ë. Një humbje që djeg dhe sidomos pas dy fitoreve në start. Një gol i shpejtë i Peposhit dhe më pas Guindo kanë sjellë qetësinë që në pjesën e parë për miqtë, ndërsa në të dytën ka “vulosur” gjithçka gardiani Hidi nga pika e bardhë e penalltisë. Skuadra e Ilir Dajës bëri shumë pak për të shënuar minimalish­t një gol e jo më për të tentuar përmbysjen. PJESA E PARË

Korçarët e nisin me ritëm dhe sapo kishte hyrë e 2-ta minutë, Gripshi shmang bukur Peposhin në të djathtë dhe kombinohet me Meksin, ky i fundit sheh të lirë Oto Xhonin në pozicion perfekt dhe e shërben. Sulmuesi gjuan, por Hidi bllokon rrezikun. E megjithatë, “vrulli” zgjat shumë pak. Sulmi i shpejtë i Skënderbeu­t ngacmon Bylisin, që shton presionin. E megjithatë, përpjekjet e miqve shpërblehe­n në të 11-ën minutë. Murataj driblon bukur Pëllumbin pranë këndores dhe hedh një top perfekt për Peposhin, i cili pa u menduar dy herë gjuan me të djathtën dhe mposht Koliçin. Skënderbeu përgjigjet me disa goditje nga distanca, por më kot. Bylisi është kërkues, mbrohet mirë dhe shfaqet rrezikshëm në kundërsulm. Dhe në të 35-ën mund të dyfishonin, nëse ajo gjuajtje potente e Guindos nga 20 metra do të përfundont­e pak centimetra më poshtë. Presingu i miqve shtohet dhe në të 45-ën, Qardaku, pasi lëviz bukur në hyrje të zonës, vë në provë reflekset e Koliçit. Portieri edhe pse grushton ia çon topin aty ku duhet Guindosë. Sulmuesi këtë herë nuk fal, zhytet me kokë dhe çon ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2.

PJESA E DYTË

Ilir Daja nuk ndryshon asgjë, por rifut ekipin në fushë me idenë e qartë për të përmbysur. E megjithatë, ajo përpjekje e Bregut është shumë pak për të sjellë barazimin. Bylisi nga ana tjetër, në çdo mundësi që i vjen mundohet ta shfrytëzoj­ë dhe në të 58-ën fusin në panik Skënderbeu­n, aq sa shkaktojnë penallti. Guindo futet në zonë pas topit të marrë nga Murataj dhe Koliçi e ndal. Jepet 11metërsh, por pas kontestime­ve vendimi çuditërish­t zhbëhet,

ndonëse kontakti ishte. Gjithsesi, as 3 minuta dhe ka tjetër penallti. Top i larguar nga Turtulli dhe Guindo merr kontrollin. Me t’u futur në zonë, pengohet pas shpine prej Pollozhani­t. E merr përsipër portieri Hidi ekzekutimi­n dhe e majta e tij nuk ndalet

prej homologut të tij. Skënderbeu merr goditje fatale, ndërsa Bylisi është i qetë, mbrohet mirë dhe qarkullon mirë topin. Përpjekjet e bardhekuqv­e janë të dëshpëruar­a. Ka dy raste Bregu, por si nga goditja e dënimit ashtu edhe në aksion nuk ka shënjestër.

Ballshiotë­t janë të etur dhe ndonëse i kryen të tria zëvendësim­et, vazhdojnë të bombardojn­ë portën e vendësve, por mendon Koliçi që t’i thotë “jo” golit të 4-t pas gjuajtjes së Turabov, ndërsa Skënderbeu do të shfrytëzoj­ë pauzën për të mbledhur veten.

 ??  ??
 ??  ?? Ballshiotë­t duke festuar pikët e marra Skënderbeu-Bylis 0-3
Ballshiotë­t duke festuar pikët e marra Skënderbeu-Bylis 0-3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania