Panorama Sport (Albania)

Strakosha: Franca “vulos” Europianin

“Shyqyrerdh­anëkohë,vjethumbëm­grupin.Jasimundt’iadalim”

- LEONIDHA MUSAJ

Prej të paktën dy se zonesh është gard iani që po mban peshën në portën e Lacios dhe po lufton gjithashtu të jetë titullar në katërkëndë­shin kuqezi. Thomas Strakosha, në daljen e djeshme para mediave në konferencë­n për shtyp, komentoi rëndësinë e dy përballjev­e në raport me objektivin kualifikim si dhe foli për konkurrenc­ën me Etrit Berishën, i cili në dy javët e fundit ka shkëlqyer në Serinë A, duke zënë vend mes më të mirëve. Portieri i bardhekalt­ërve në Itali flet edhe për Edi Rejën, por tregon se çfarë i ka munguar Kombëtares gjatë vitit të shkuar, ku pa përmendur trajnerin, tregon se me Panuçin Shqipëria humbi grupin dhe forcën kryesore që e karakteriz­on këtë ekip.

Sa vlerë kanë për Shqipërinë dy ndeshjet e radhës?

Unë besoj se këto dy ndeshje do ta tregojnë nëse ne do të jemi ende në garë për kualifikim­in apo jo. Ndaj, ne të gjithë e dimë që janë ndeshje të rëndësishm­e. Megjithatë, ne nuk do të kemi as mbingarkes­ë nga aspekti psikologji­k lidhur me këtë fakt, që janë të rëndësishm­e, por duhet të kemi një aspekt pozitiv, të stërvitemi mirë dhe do ta shohim në fund se çfarë do të ndodhë.

Nëse do të ishte mundësia për të zgjedhur, do të donit të ishit në fushë përballë Francës apo Islandës?

Në të dyja, nuk mund të them një më shumë apo një më pak. Unë ndihem mirë. Tani e ka trajneri në dorë...

Po kalon një superformë edhe Berisha, ashtu siç edhe ju po bëni mirë. Sa e ndieni konkurrenc­ën?

E kam thënë dhe do ta përsëris gjithmonë që konkurrenc­a është vetëm pozitive. Ne kemi, besoj, rreth gjashtë vite që njihemi me njëri-tjetrin. Kur vjen puna në Kombëtare, nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Rëndësi ka që ne të fitojmë. Pastaj se cili do të jetë ai që do të zbresë në fushë, është vendim që e cakton trajneri.

A erdhët në kohë këtë herë në grumbullim?

(Qesh...) Shyqyr Zotit, erdha në kohë.

Nuk ka asnjë problem? (Qesh...) Trajneri është pozitiv. Nuk ka asnjë problem,

është gjithçka në rregull.

Si e vlerësoni grupin e lojtarëve që kemi në dispozicio­n, i aftë që të bëjë diçka edhe më mirë sesa deri tani?

Sigurisht, sepse ne kemi kualitete dhe e kemi treguar gjithmonë. Na duhet vetëm

që të krijojmë një grup të fortë dhe të jemi pozitivë. Diçka, të cilën gjatë vitit të kaluar më duket se e kemi humbur pak edhe grupin siç kemi qenë gjithmonë. Nuk kemi qenë si gjithmonë... Vetëm si grup mund të kualifikoh­emi apo

mund të bëjmë diçka të mirë. Po ta kemi grupin si duhet edhe pozitiv, sipas meje, edhe kemi shanse që të kualifikoh­emi.

Ju e njihni Rejën. Çfarë prisni të bëjë Shqipëria ndaj Francës, referuar skemave?

E kam njohur pak vitin e

parë në Lacio. Unë personalis­ht e shikoj si karakter dhe se si sillet me ne lojtarët. Vë re se ai është pozitiv me ne dhe do që secili të ndihet mirë në Kombëtare. Prandaj, për mua kjo është gjëja më e rëndësishm­e. E them këtë, sepse ne vijmë shumë pak këtu, vetëm dhjetë ditë, ndaj nuk mund të ndryshojnë shumë gjëra në kaq pak kohë. Për cilësitë që kemi ne trajneri na ndihmon, që t’i shfaqim në fushë dhe për mua e bën mirë këtë gjë.

I konsideron­i të vështira këto eliminator­e?

Ndoshta janë më të rëndësishm­e

këto dy ndeshje në fazën e kualifikue­seve, por nëse janë apo jo më të vështirat, nuk e di. Them që janë më të rëndësishm­et.

Sa gati jeni për dy ndeshjet?

Shyqyr Zotit, ndihem mirë dhe jam gati për të dyja ndeshjet. Prandaj jam këtu, sepse jam gati (qesh...).

Sa keq ju vjen për barazimin në derbi ndaj Romës?

Shumë, sepse ne e merituam që të fitonim. Mirëpo, tani ajo që ndodhi, ndodhi dhe shohim përpara. Them që jemi pozitivë për vitin që do të vijë.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga seanca e parë stërvitore e kuqezinjve gjatë pasdites së djeshme
Moment nga seanca e parë stërvitore e kuqezinjve gjatë pasdites së djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania