Panorama Sport (Albania)

Javë “masakër”, arbitrat dënojnë Vllazninë e Kukësin

Kola bëhet qesharak në Korçë, nuk i beson as vetes

-

Një javë "masakër" për arbitrat në Kategorinë Superiore. Ashtu si skuadrat që luajtën tri ndeshje për 8 ditë, edhe "bluzat e zeza" nisën të ndiejnë "lodhjen". Enea Jorgji ishte në ditën më të keqe në klasiken Vllaznia-Tirana 0-2, duke mos akorduar një penallti neto për shkodranët. Në të njëjtin stadium, por 24 orë më pas, Klodian Shahini e kopjoi kryesorin e FIFA-s, duke mos dhënë 11-metërsh të pastër për verilindor­ët. Ndërsa në Korçë, aty ku Bylisi shkatërroi Skënderbeu­n, Klajdi Kola u bë qesharak, duke treguar se nuk beson as te vetja. VLLAZNIA-TIRANA 0-2

Gjyqtarë: E.Jorgji (kryesor), D.Myftari dhe A.Mahmuti (anësorë), E.Barushi (i katërt), J.Xhaja dhe A.Koçi (pas portave);

Enea Jorgji & CO dënojnë Vllazninë në ndeshjen me gjashtë arbitra. Në minutën e 8-të, gjatë një dueli në zonë, Çelhaka i Tiranës shtyn Emersonin e Vllaznisë që rrëzohet, por arbitri vazhdon lojën. Një penallti e dukshme, por Jorgji nuk mendon kështu. Pamjet filmike kryqëzojnë atë dhe anësorin Mahmuti, që ishte në "gjumë". Edhe në minutën e 52të, Vllaznia kërkoi një penallti për një pengim të Gilman Likës nga ana e Hoxhallari­t. Pamjet filmike tregojnë se nuk është 11-metërsh, me Likën që ndoshta ka simuluar, por edhe nëse do të ishte faull, ai ka ndodhur jashtë zone. Ndërsa në minutën e 58-të, kur u shënua goli i parë i Tiranës, Ngo krijon iluzionin se është në pozicion jashtë loje. Pamjet e tregojnë në vijë të drejtë me mbrojtësin dhe goli është i rregullt. Në minutën e 68-të kemi një rast kur Hoxhallari falet nga Enea Jorgji. Mbrojtësi duhet të merrte kartonin e dytë të verdhë, pasi godet me bërryl Shtubinën. Gjyqtari jep vetëm faull, por jo karton. KUKËSI-LAÇI 1-1

Gjyqtarë: K.Shahini (Durrës), I.Tartari (Fier), R.Malaj (Vlorë);

Në minutën e 18-të, Rroca merr një pasim brenda zonës, rrotullohe­t dhe Xhixha i ndërhyn nga pas, pa e prekur topin, vetëm duke e penguar me të dyja këmbët. Kryesori Shahini e vlerëson të rregullt, duke i mohuar Kukësit një penallti neto. I çuditshëm në këtë moment edhe mungesa e reagimit të anësorit Tartari, që ishte më afër aksionit dhe e cilësoi ndërhyrje të rregullt, duke mos e sinjalizua­r kryesorin.

Një penallti e mohuar për Kukësin. Ky episod bëri që në minutën e 40-të, në një duel mes Xhixhës dhe Rrocës, ky i fundit godet me bërryl mesfushori­n e Laçit, por sërish nuk ka ndëshkim. Mungon një i verdhë për Rrocën. Ndërsa në minutën e 55-të, Nuabueze jep një asist për Xhixhën, i cili del i vetëm përballë portierit kundërshta­r, mirëpo asistenti i parë, Ilir Tartari, gabon duke e konsiderua­r pozicion të parregullt, ndërkohë që lojtari i kurbinasve mbahej në lojë nga Teqja. Një tjetër gafë e asistentit, i cili mban edhe stemën e FIFA-s.

SKËNDERBEU-BYLISI 0-3

Gjyqtarë: K.Kola (Vlorë), D.Rexha, M.Shazivari (Tiranë);

Në minutën e 58-të jepet penallti kundër Bylisit dhe më pas anulohet. Guindo futet në zonë dhe Koliçi e ndal. Pamjet tregojnë se ndërhyrja e portierit është e parregullt. Kryesori Kola akordon penallti, por më pas shkon konsultohe­t me anësorin Rexha dhe vendimi zhbëhet. Një situatë qesharake, për një penallti që ishte e pastër. Në minutën e 61-të, gjatë një dueli të Guindos me Pollozhani­n, sulmuesi i Bylisit rrëzohet. Këtë herë është 11-metërsh dhe vendimi

i arbitrave është i drejtë. PARTIZANI-FLAMURTARI 1-0

Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, E.Burgu (Fushë-Krujë);

Në minutën e 29-të, sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon, tenton roveshatën, por godet në fytyrë Fjoralb Deliajn. Arbitri kryesor, Blerim Ziri, e ndëshkon direkt me të kuq nigerianin, i cili nuk u beson syve për këtë dhe shpërthen në lot. Vendim i drejtë i kryesorit, pasi përtej faktit që veprimi mund të jetë i pavullnets­hëm, rregullorj­a thotë se çdo ndërhyrje në lartësinë e kokës ndëshkohet direkt me të kuq. Ndërsa në minutën e 72-të, Mema i Flamurtari­t

futet në zonë mes Belicës dhe Kotes, por rrëzohet dhe kërkon penallti. Arbitri vazhdon lojën, duke vepruar drejt. Këtu pati simulim. TEUTA-LUFTËTARI 3-1

Gjyqtarë: K.Bajramaj, A.Koçiaj, A.Zalla (Tiranë);

Në minutën e 22-të, Fili në duel me Arapin rrëzohet në tentativë për t'u futur në zonë. Arbitri vazhdoi lojën, por ishte një rast ku mund të kishte dhënë faull jashtë zone. Ndërsa në minutën e 66-të, gjirokastr­itët pretenduan për ndërhyrje të parregullt të Arapit ndaj sulmuesit Vyent brenda zonës. Për arbitrin nuk ishte penallti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania