Panorama Sport (Albania)

Vecaj: Shkëmbi më frymëzon, Teuta do të bëjë gjëra të mëdha

Mesfushori: Kritikat dalin jashtë loje me ne

- VLLAZNIA RRITJA PLANI Zamir Qypi

Uendi Vecaj është një nga protagonis­tët e fitores ndaj Luftëtarit. Një nga tre golat mban firmën e mesfushori­t. Ai shfaqet i lumtur që gjeti rrjetën, ndërsa në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport" evidenton se ekipi është bërë më agresiv dhe është gati për të bërë gjëra të mëdha. "Jemi një skuadër e kompletuar dhe me objektiva të qartë. Pas rezultatev­e pozitive të tri javëve të para, ekipi shihet me një tjetër sy nga rivalët. Vlerësimi i tyre vjen në rritje për ne. Tani ka filluar realisht kampionati. Ndaj, të gjitha takimet duhen vlerësuar maksimalis­ht. Fitorja në

shtëpi me Luftëtarin na dha shpresë për cilësinë e lojës dhe agresivite­tin që kërkojmë. Këto na japin siguri, që ekipi po funksionon. Jemi një skuadër që luan në bllok, në grup, dhe i disiplinua­r nga ana taktike. Them se kritikat dalin jashtë loje, pasi gjithçka ecën në funksion të

detyrave të përcaktuar­a nga trajneri", u shpreh 22-vjeçari.

- Pas pauzës, Teuta do të ketë përballë Vllazninë. Një ndeshje speciale, por që shkodrani do ta fitojë. "Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e ajo me shkodranët. I gjithë ekipi e ka të qartë që duhet fituar. Ne mund t'ia dalim dhe këtë e kemi vërtetuar me lojërat e mira që kemi bërë deri tani. Kemi besim te forca jonë dhe vlerat që mbartim. Si rrjedhojë, rezultati që të gjithë presin do të vijë. Duhet t'ia dalim edhe për tifozët. A do të doja të shënoja? Patjetër, dëshira nuk më mungon, edhe pse do të më vinte keq për Vllazninë. Unë luaj për Teutën dhe do të bëj më të mirën time për këtë skuadër", theksoi ai.

- Skuadra ka vend për përmirësim, e megjithatë mesfushori mendon se janë më të fortë nga vjet. "Ekipi i ka mundësitë që nga ndeshja në ndeshje të rrisë performanc­ën. Do të bëjmë gjëra të mëdha. Teuta dhe këta djem kanë shumë për të treguar. Në këtë moment është e vështirë të thuhet se do të rivalizojm­ë për titull. Llogaritë do t'i bëjmë në fund të sezonit. Ne po bëjmë punën tonë, duke i marrë ndeshjet një e nga një. Shpresojmë që kjo lojë të na shpërblehe­t në vijim të kampionati­t", u shpreh ai.

- Është më se i lumtur që mbeti pjesë e durrsakëve, ndërsa nuk e mohon dëshirën që ka për të shënuar dhe fituar trofe. "Luaj sezonin tim të dytë në elitën e futbollit shqiptar. Ndryshe nga vjet, që e kisha pak të vështirë, jam ambientuar falë ndihmës dhe përkrahjes nga drejtuesit dhe trajnerit Shkëmbi. Ai ka qenë një futbollist i madh dhe më frymëzon shumë. Jam i lumtur që kam gjetur një ambient të tillë. Tashmë mendoj se është koha që të provojmë edhe trofe në Superiore. A do të shënoj më shumë? Për momentin nuk mund të them asgjë. Do të ishte një premtim pa bazë. Dua të jap maksimumin me këtë ekip dhe të bëj më të mirën time. Sa më shumë gola, aq më mirë. E rëndësishm­e është që të fitojë ekipi. Këto javë të para skuadra, si Teuta, Partizani, Tirana dhe Kukësi janë pak më mirë se skuadrat e tjera, por mendoj se të gjithë të tjerët do të luftojnë me njëri-tjetrin. Siç e shihni, shumë ndeshje përfundojn­ë në barazim. Është fillimi i kampionati­t dhe duhet të kërkohet ende për formën më të mirë, por 3-4 skuadra do të luftojnë së bashku", përfundoi Vecaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania